Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Cila është mosha më e vështirë e fëmijëve për prindërit

Jetë 27/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zakonisht kur flasim në lidhje me tekat e fëmijës na vjen në mendje viti i dytë i jetës, por sipas të dhënave të nxjerra nga nënat kohët e fundit kjo teori bie. Pra nëse deri tani është menduar se fëmijët në moshën 2 vjeçare i bëjnë prindërit të ndihen pa energji për më të shumtën e kohës, tani është mosha 1 vjeçare që konsiderohet si më problematikja.

Viti i parë i jetës të fëmijës: Sigurisht që çdo fëmijë ka karakterin dhe zakonet e veta, megjithatë sipas të dhënave të prindërve në përgjithësi e kanë të gjithë diçka të përbashkët.

Mendohet se tekat e kësaj moshe shkaktohen edhe nga një sërë ndryshimesh që ndodhin në jetën e fëmijës. Për shembull shumë fëmijë në këtë moshë fillojnë të ulen në tavolinë me të rriturit, kanë mundësi të shkojnë të kapin sende kudo në shtëpi duke qënë se mund të ecin, dhe kështu me radhë.

Pra në moshën 12 mujore do të filloni ta mendoni mirë para se të shkoni në shtëpinë e një të afërmit tuaj për vizitë. Nga ana tjetër, fëmija bëhet më tekanjoz duke qënë se fillon të zhvillojë brenda vetes së tij edhe ankthin e ndarjes.

Pra bebi mund të “ngjitet” pas nënës apo babait i cili do ta ketë të vështirë të bëjë qoftë edhe 2-3 hapa pa e marrë në krah. Nga kjo bebet mund të fillojnë të bëhen edhe tepër nervozë, gjë që shprehet edhe duke kafshuar gjirin gjatë gjidhënies.

Ka shumë nëna që nuk dinë si të frenojnë kafshimet e gjirit, dhe tekat e tjera apo edhe sjelljet agresive të fëmijës në këtë moshë, por me shumë durim të gjitha do të kalojnë. Të jeni të sigurta se nuk është vetëm fëmija juaj që e përjeton një moment të tillë./living

Artikulli paraprakPesë gjërat që i keni ditur gabim për ciklin menstrual
Artikulli i rradhës A e shkurton jetën martesa

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.