Interneti është i mbushur me mijëra fotografi të lezetshme të jetës së një nëne e rrethuar fëmijët e saj.
Zakonisht këto imazhe paraqesin një grua të rregulluar bukur duke mbajtur afër fëmijët e saj të veshur me costume të zgjedhura. Por fatkeqësisht këto pamje janë shumë larg realitetit, shkruan BoredPanda.
Giedre Gomes është një fotografe e cila ka realizuar një edicion fotosh përmes të cilit ka treguar të vërtetën e vetme të jetës së një nëne me fëmijët e saj, përcjellë GazetaShneta.
Gomes ka thënë se gjithmonë ka pasur dëshirë që të publikojë fotografi të tilla duke tentuar kështu që të rrisë edhe vetëdijësimin e e shoqërisë se jeta e nënave nuk është aq glamuroze siç paraqitet nëpër rrjetet sociale.
Por kjo nuk do të thotë se nënat me fëmijë nuk dinë të kënaqen. Përkundrazi, imazhet shfaqin momente tejet të lezetshme të një përdishmërie…
Një nënë dukeu munduar të kryejë nevojat e saj në prani të fëmijëve që nuk i ndahen, zgjimi nga gjumi herët nga alarmi i quajur “fëmija i zhurmshëm”, e shume skena tjera. Shini më poshtë. /GazetaShneta/








