Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A e dini se motra e vogël është duke ju ndikuar të shtoni peshë? Ja pse

Jetë 30/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i kryer në Suedi ka nxjerrë disa rezultate interesante rreth peshës së motrave në një familje. Sa i përket shtimit të peshës, neve na shkon mendja menjëherë tek ushqimet që i konsumojmë. Por hileja mund të qëndrojë tani edhe diku tjetër.

Për një vajzë, të pasurit një motër të vogël mund të jetë gjë mjaft argëtuese.

Ju mund të flisni shumë gjëra së bashku dhe t’i ndani rrobat me njëra-tjetrën

Por, çfarë nëse ju themi se jeni më të rrezikuara të bëheni mbipeshë vetëm për shkak se keni lindur para motrës së vogël?

Një studim i kryer me 13,406 palë motra suedeze të lindura mes viteve 1991 dhe 2009 ka konstatuar se ato që lindin të parat kanë indeks më të madh të masës trupore (BMI) dhe janë më të prira të jenë obeze apo mbipeshë, transmeton Telegrafi.

Sipas studimit, motrat e mëdha kanë peshë më të ulët në lindje, por kur rriten dhe bëhen nëna vet, ato kanë deri në 2.4% BMI më të lartë sesa motrat e vogla.

Veç kësaj, shkencëtarët po ashtu kanë treguar se motrat e mëdha, pra ato që kanë lindur të parat, janë 29% më të prira të jenë mbipeshë sesa motrat e vogla, dhe 40% më të prira të jenë obeze.

Një prej teorive se përse ndodh kjo, thotë se enët e gjakut të cilat e furnizojnë fetusin me vlera ushqyese janë më të holla në rastet e shtatzënive të para. Si rezultat, ekziston një mundësi e reduktimit të furnizimit të vlerave ushqyese, gjë e cila e bën individin më të rrezikuar të ruajë më shumë yndyrë dhe të ketë insulinë që punon në mënyrë më pak efikase më vonë./GazetaShneta/

Artikulli paraprakLondra ndërton muzeun e parë në botë në nder të gjenitaleve të gruas
Artikulli i rradhës Për juve që gjithmonë ju ka interesuar lindja në ujë, ja faktet që duhet t’i dini

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.