Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nënat shqiptare duan të kenë më shumë se dy fëmijë, por diçka po i kushtëzon

Jetë 04/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas hulumtimit të bërë nga INSTAT është gjetur se familja ideale për të rriturit shqiptarë mbi moshën 15 vjeçare është të ketë më shumë se 2 fëmijë.

Por ndërkohë dallimi mes dëshirës dhe realitetit është më i lartë.

Në 2017-n norma mesatare e fertilitetit ishte 1.48 fëmijë për grua, nga 1.54 që ishte një vit më parë. Anketa gjeti se sa më shumë fëmijë të ketë një grua, ka më shumë gjasa që ajo të mos dëshirojë fëmijë të tjerë. 94% e grave të martuara aktualisht me katër ose më shumë fëmijë nuk duan më fëmijë apo janë sterilizuar.

Në mesin e grave me dy fëmijë, tre nga katër duan të kufizojnë lindjen e fëmijës ndërsa një në katër dëshiron të lindë fëmijë sërish.

Hendeku ndërmjet dëshirës për të lindur fëmijë dhe lindjeve aktuale në Shqipëri tregon se, mundësia për të rritur fëmijë kushtëzohet nga faktorë ekonomikë dhe socialë.

Mundësitë ekonomike prevalojnë në arsyet pse familjet shqiptare kanë fëmijë më pak se sa duan. Ndërkohë lindjet reale janë më afër planikimeve të familjeve se sa dëshirës së tyre. Prindërit shqiptare lindin fëmijë në varësi të mundësive ekonomike se sa dëshirës që kanë.

Numri i lindjeve po bie me shpejtësi vit pas viti. Vitin e kaluar në të gjithë vendin lindën gjithsej 28,934 bebe, me një rënie 6.3 për qind në raport me një vit më parë.

Në pesë qarqe, Korçë, Kukës, Fier, Vlorë, Berat lindjet kanë pësuar rënie dyshifrore në vitin 2018, teksa numri i tyre ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit duke përfshirë edhe Tiranën. Në vitin 2018 në të gjithë vendin kanë lindur 28.934 bebe ose -1935 foshnja me pak se me 2017 me një rënie 6.2%.

Rënia me e madhe e lindshmërisë sipas të dhënave të fundit të INSTAT ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku lindjet në raport 2017 kanë rënë me 16 për qind, ndërsa në raport me censusin e 2011 lindjet në këtë qark pësuan rënie me 31 për qind. Sipas autoriteteve lokale Korça po vuan nga tkurrja e popullsisë me shumë se qarqet e tjera për shkak të kostove të larta që krijon dimri i gjatë.

Pas Korçës numri i lindjeve pësoi rënie të madhe edhe në qarkun e Kukësit, ku bebet e lindura ishin 12 % më pak se më 2017 ose 448 bebe më pak gjatë një viti.

Për shkak se është qarku më i varfër në vend, Kukësi është përballur me migracion të brendshëm dhe emigracion përgjatë gjithë periudhës së tranzicionit.

Pas Korçës dhe Kukësit, qytetet e Fierit dhe Vlorës panë rënie të madhe të numrit të lindjeve me mbi 12 për qind, dy here me shume se mesatarja kombëtare prej 6.2 %.Ulja në vijimësi e numrit të lindje po përkeqëson shtesën natyrore të popullsisë. Gjatë vitit 2018, shtesa natyrore e popullsisë është 7.130 banorë (Lindje-Vdekje), duke pësuar një rënie prej 17,4 %, krahasuar me një vit më parë.

Artikulli paraprakKjo është lavatriçja më e vogël në botë, ju kursen ujë, energji dhe kohë
Artikulli i rradhës 10 arsye pse shtatzënia e dytë ndryshon rrënjësisht nga e para

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.