Nuk ka një moshë të caktuar se kur duhet të ndodhë kalimi i fëmijës tuaj nga djepi në shtratin e madh. Ndonëse sipas shumë prindërve ky kalim bëhet kur fëmija është i gatshëm.
Nëse fëmija juaj është mbi 18 muajve deri në 3 vjet, atëherë sygjerohet që ata të fillojnë në flenë në shtrat të veçantë dhe jo më në djep, përcjellë GazetaShneta nga Parents.
Por para se të bëni një ndryshim të tillë duhet të keni parasysh disa fakte të rëndësishme rreth këtij ndryshimi, sepse nga ty ku fëmija ndjehej rehat tanimë I duhet të kalojë në një hapësirë të re, dhe kjo i kërkon kohë deri sa të adaptohet.
Nëse ende nuk e keni zgjedhur shtratin e përshtatshëm, bëni mirë që t’i konsideroni kushtet e mëposhtme:
– Shtrat i qëndrueshem: ta keni parasysh që fëmijët janë shumë të lëvizshsem, andaj duhet që shtrati të jetë stabil dhe i fortë, në mënyrë që të rezistojë çdo lëvizje të tepruar.
– Sa më i ulët: pasi që deri tani fëmija është mësuar të flejë në djepin e sigurt, kalimi në shtrat të lartë do shkaktonte rrezik sepse fëmija ende nuk e ka fituar ndjenjën e sigurisë.
– I pajisur me mbrojtëse: shtratin mundësisht ta zgjedhni me mbrojtëse anësore që fëmijët të fitojnë sensin se ku janë kufizimet e shtratit të tyre.
– Vendi i përshtatshëm: vendoseni shtratrin në një vend të përshtatshëm në dhomë, largë dritareve për shkak të ftohjes eventuale, larg pajisjeve të ngrohjes, llambës etj.
– Rrethojeni me jastëkë shtesë: në muaj e parë sigurohuni ta rrethoni shtratin me jastëkë tjerë sa për tu siguruar që nuk do lëndohet nëse bie poshtë.
– Kontrolloni edhe një herë: bëni mirë që të siguroheni që shtrati nuk ka ndonjë vend ku femija mund të lëndohej si psh. copëza të thyera druri, vida të dalura nga vendi, bazament i fiksuar etj. /GazetaShneta/