Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Trepharm” i zbraz dy klinika të QKUK-së, i çon mjekët në qytetin bregdetar në Turqi

Lajme 06/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kompania farmaceutike “Trepharm” ka financuar udhëtimin e specialistëve të Klinikës së Mushkërive dhe Endokrinologjisë në një udhëtim në qytetin bregdetar, Side, në Turqi. Të dy klinikat kanë mbetur vetëm me mjekët kujdestarë gjatë ditës së enjte dhe të premte

Qyteti bregdetar i Turqisë, Side, është ‘pushtuar’ nga mjekët e Qendrës Klinike Unviersitare të Kosovës ditën e enjte. Specialistët e Klinikës së Mushkërive dhe Endokrinologjisë kanë udhëtuar për në qytetin turistik të mërkurën mbrëma me financim “ultra all inclusive” nga kompania farmaceutike “Trepharm”.

Në dy klinikat kanë mbetur nga 3-4 mjekë sa për të mbuluar kujdestaritë deri ditën e hënë kur do të kthehen mjekët nga qyteti bregdetar ku kanë shkuar për vazhdimin e edukimit.

Të paktën kështu e ka arsyetuar udhëtimin e mjekëve në Turqi, drejtoria e QKUK-së. Zyra për Media ka deklaruar se pulmologët kanë udhëtuar me leje pas kërkesës së drejtoreshës së Klinikës Dr. Rukije Mehmeti.

“Zyra për informim ju njofton se drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisē, dr. Rukije Mehmeti, ka njoftuar drejtorin e përgjithshëm se 10 pulmologë të  klinikës janë në edukim vazhdueshëm. Puna në ambulanca specialistike, kujdestari dhe konsultime është mbuluar 100% meqë ka pasur mjekë të mjaftueshëm në klinikë për reparte, ambulanca dhe konsultime”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Gazeta ka kontaktuar edhe me kompaninë “Trepharm” për të mësuar qëllimin e këtij udhëtimi, por zyrtarët e saj nuk i janë përgjigjur pyetjeve të drejtuara me email. E kjo nuk është hera e parë që kompanitë farmaceutike i çojnë mjekët në pushime dhe seminare në qytete bregdetare në Turqi. Këto udhëtime financohen me qëllim që mjekët t’i shpërblejnë kompanitë duke ua përshkruar barnat e tyre pacientëve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMarrëdhënia intime në çift. Sa shpesh rekomandohet brenda një jave
Artikulli i rradhës Disa këshilla esenciale si ta gjeni çerdhen e duhur

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.