Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Disa këshilla esenciale si ta gjeni çerdhen e duhur

Jetë 06/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sa i përket kujdesit të fmëijëve nga një palë e dytë, prindërit shpesh gjenden para dy zgjedhjeve: ose të marrin një dado ose çerdhja.

Për disa prindër, të kenë një kujdestare fëmijësh është më e lehtë sepse nuk ju duhet ta nxjerrin fëmijën jashtë shtëpisë; për dallim nga ata që zgjedhin çerdhen dhe dërgojnë fëmijët në kujdesin e eduktoreve atje, shkruan Parents.

E nëse ju bëni pjesë në grupin e këtyre të dytëve, atëherë ju rekomandojmë që të mendoni disa hapa paraprakë para se të bëni zgjedhjen tuaj.

Bëni një kërkim të holluar
Shpesh në zgjedhjen e çerdhes luajnë rol 3 faktorë: vendndodhja, rehatia dhe çmimi. Por këto nuk janë të mjaftueshme që të zgjedhni çerdhen e duhur. Bëni mirë të diskutoni edhe me prindërit tjerë dhe të merrni mendimin e tyre. Mos i anashkaloni edhe mendimet skeptike për çerdhen që ju e preferoni. Zakonisht këto dyshime mund të kthehen në realitet. Edhe nëse një çerdhja e duhur gjendet larg vendbanimit tuaj, mos harroni se kjo do kontribuojë në humorin dhe zhvillimin e fëmijëve tuaj. Një disponim i mirë gjithmonë është në përparësi se një fëmijë i stresuar.

Vizitoni çerdhen paraprakisht
Ky është një hap që nuk duhet anashkaluar sepse kështu ju do të mësoni më shumë rreth ambinetit ku fëmijë juaj do të kalojë shumicën e kohës. Kërkoni që të bëni një vizitë rreth 30 minuta ku do keni mundësinë të shihni nëse hapësira është e përshtatshme, nëse lodrat janë të mjaftueshme dhe atraktive për të voglin tuaj. Është po ashtu e rëndësishme të merrni një përshtypje edhe për edukatoret që do përkujdesen për fëmijët. Ato do të luajnë rol trashanik në përvetësimin e sjelljeve të reja nga fëmija juaj, përcjellë GazetaShneta

Bëni pyetje gjithëpërfshirëse
Mos hezitoni të kërkoni një takim personal me drejtoreshën/drejtorin e asaj çerdhe. Bisedoni rreth sistemit të të mësuarit, rreth stafit etj. preferohet që fëmija të mos I ndërrojë edukatoret brenda 1 viti sepse kjo do e vështirësojë procesin e të nxënit nga ai; secila edukatore ka llojin e vet të edukimit andaj edhe fëmija e ka të vështirë të përvetësojë sjelljet e edukatores në baza të shpeshta. Nëse gjatë asaj kohe takoheni me prindë të tjerë mund t’i pyetni për përshtypjet e tyre rreth asaj çerdheje.

Mos i nënvlerësoni parandjenjat
Nëse për asgjë, nënat janë profesioniste kur vie puna tek kapja e disa detajeve të padëshiruara. Nëse gjatë vizitës në këto çerdhe ju vetëm se keni vërejtur detaje të pakëndshme atëherë mos i injoroni ato. Për shembull, nëse nuk ju lejua të mbani takim paraprak, nëse prindërve nuk ju lejohet të vijnë më herët dhe të vëzhgojnë fëmijët e tyre tek luajnë, nëse ka fëmijë të lënë anash… këto janë shenja që nuk do të donit të efektojnë fëmijët tuaj.

Është e rëndësishmë të mos shqetësoheni edhe nëse ju duket se po humbni kohë dhe nuk po e gjeni vendin e duhur. Lejojani vetes edhe pak kohë sepse përderisa ju po fokusoheni që të bëni zgjedhjen e duhur për hir të mirëqenies së fëmijës tuaj, mundësia e duhur nuk do vonojë. Ju do të shpërbleheni për këtë qasje. /GazetaShneta/

Artikulli paraprak“Trepharm” i zbraz dy klinika të QKUK-së, i çon mjekët në qytetin bregdetar në Turqi
Artikulli i rradhës Këto 3 gabime që po i bëni ndikojnë në rënien e gjoksit. Ja si ta parandaloni

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.