Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka reaguar me një sqarim në lidhje me largimin nga puna të kardiologut Gani Bajraktarit.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës shpjegon opinionin publike se nuk qëndrojnë pretendimet se kardiologu G.B, është larguar përkohësisht nga puna për qëllime hakmarrje. E vërteta është se ai është larguar nga puna për mos ofrim të ndihmës mjekësore, që sipas legjislacionit në fuqi klasifikohet si vepër penale”, thuhet në sqarim, transmeton Gazeta Shneta.
“Ai, sipas ankesës së paraqitur ishte arsyetuar se rasti ishte i rëndë dhe duhej të trajtohej në spitale private, edhe pse ky shërbim ofrohet 24 orë në QKUK. Poashtu, në vazhdimësi janë pranuar ankesa nga pacientët dhe familjarët e tyre, se i njëjti ka referuar pacientë të tjerë në institucione shëndetësore private, pra në spitalin privat ku ai punon”, thuhet tutje.
SHSKUK deklaron se ekzistojnë prova dhe dëshmi nga pacientët që Bajraktari ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimeve materiale.
“SHSKUK, faktet dhe argumentet do t’i dërgoj tek organet kompetente që të hulumtojnë rastin në mënyrë të pavarur. Poashtu, paralelisht komisioni disiplinor do të merret me rastin dhe do marrë vendimin, bazuar në faktet që ka. SHSKUK nuk do të lejoj askënd që të keqpërdorë detyrën zyrtare dhe do të marrë seriozisht raportimet dhe ankesat e pacientëve”, thuhet në këtë reagim. /Gazeta Shneta/