Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë duhet të dini për infertilitetin mashkullor: Shkaktarët dhe parandalimi

Jetë 16/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për shumicën e meshkujve, shenja e vetme e numrit të ulur të spermatozoideve është pamundësia e fekondimit të qelizës vezë femërore. Çifti konsiderohet infertil nëse nuk arrin të fillojë fëmijë pas një viti marrëdhëniesh të rregullta seksuale.

Doktori i urologjisë Arbër Neziri ka thënë se nëse shkaktarë janë çrregullimet hormonale, janë edhe disa shenja, si p.sh. zvogëlimi i qimeve të trupit dhe fytyrës, ose problemet me funksionet seksuale.

Shkaktarët

VARIKOCELA: termi nënkupton zgjerim të venave të pleksusit pampiniform që mund të ndikojë në prodhimin e spermatozoideve. Ky shkaktar i shpeshtë mund të largohet me intervenim kirurgjikal.

DËMTIMET E SPERMËPËRÇUESVE: Dëmtimet, infeksionet, operimet mund të dëmtojnë d.deferense që përcjellin spermën nga testiset deri në penis.

ANTITRUPAT ANTI-SPERMATOZOID: Meshkujt që kanë Antitrupa anti-spermatozoid, kanë sistem imunitar që sulmon spermën vetanake. Kjo gjendje haset shpesh tek meshkujt që bëjnë reversionin pas vazektomisë, pastaj tek infeksionet ose gjatë lëndimeve.

PROBLEMET ME PRODHIM TË SPERMËS: Janë probleme nga shkaktarët trashëgues-gjenetik si sindroma e Klinefelterit ose çrregullimet hormonale, si p.sh dëmtimet e hipofizës. Nëse kemi problem shëndetësorë trashëgues, mundësia është më e madhe të kemi mungesë të plotë të spermatozoideve në spermë (azoospermi).


Faktorët e rrezikut

PROBLEMET GJENETIKE OSE HORMONALE. Disa gjendje të caktuara shëndetësore si p.sh., Sindroma e Klajfelerit, ose problemet me prodhim të hormoneve, ndikojnë në prodhimin e spermës.

ABUZIMI ME OPIOID. Numri i spermatozoideve mund të zvogëlohet me përdorimin e substancave ilegale, si p.sh kokaina ose marihuana.

PIRJA E DUHANIT ndikon në zvogëlimin e numrit të spermatozoideve.

TRASHËSIA E TEPËRT shkakton ndërrime hormonale që ndikojnë në prodhimin e spermës.

HELMET NGA AMBIENTI I JASHTËM. Rrezatimi, kemikaliet e ndryshme, disa barna dhe nxehtësia e tepërt mund të zvogëlojnë prodhimin e spermatozoideve.

Mjekimi i karcinomës

TRETMANI RADIOLOGJIK, HEMOTERAPEUTIK mund të rrezikojnë prodhimin e spermatozoideve.

INTERVENIMET KIRURGJIKE DHE LËNDIMET mund të ndikojnë në testise, në prodhimin e spermatozoideve.


Terapia dhe barnat

LARGIMI I VARIKOCELËS: Intervenimi kirurgjik në varikocele mund të përmirësojë numrin e spermatozoideve dhe të rrisë mundësinë e shtatzënisë.

ZËVENDËSIMI I HORMONEVE: Nëse hipofiza ose hipotalamusi nuk prodhojnë sasi të konsiderueshme të hormonit, atëherë duhet të merret terapia substitucionale (injeksionet gonadotropine). Në disa raste duhet të merret terapia edhe një vit e gjysmë derisa të arrihet fertiliteti normal.

MJEKIMI I INFEKSIONEVE: Nëse analizat e gjakut zbulojnë numër të madh të leukociteve, është e mundur të kemi infeksion që ndikon në prodhimin e spermatozoideve.

 

Parandalimi:

MOS PINI DUHAN. Duhanpirja mund të dëmtojë spermën dhe rrezikojë prodhimin e spermatozoideve.

Ndërpriteni marrjen jashtë mase të PIJEVE ALKOOLIKE; marrja e mbi 2 pijeve alkoolike për 24 orë te meshkujt zvogëlon prodhimin e spermatozoideve dhe ndikon në libido.

LARGOJUNI TË DROGAVE OPIOIDE. Substancat si marihuana, kokaina, zvogëlojnë prodhimin e spermatozoideve.

QËNDRONI NË FORMË: obeziteti, poashtu zvogëlon spermatogjenezën.

QËNDRONI ‘COOL’. Largojuni saunave, banjave ujore të nxehta, sepse faktori termik i tejzgjatur mund të zvogëlojë numrin e spermatozoideve.

USHQIMI I RREGULLT. Marrja e sasive të mjaftueshme të pemëve dhe perimeve, si dhe arrave, etj., ndikon në furnizimin e organizmit me vitamina, minerale, të domosdoshme për organizëm dhe funksionim të rregullte të sistemit reproduktiv.

Artikulli paraprakVajza 1-vjeçare nga Skenderaj ka nevojë për ndihmën tuaj
Artikulli i rradhës Sa kohë i duhet trupit të gruas ta marrë veten pas lindjes?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.