Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Epidemia e fruthit ka prekur shumë vende, në Kosovë vetëm dy raste këtë vit

Lajme 17/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë tre muajve të parë të vitit 2019, në Kosovë janë shënuar shtatë raste të reja me fruth. Këto janë të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, sipas të cilave, në vend, këtë vit nuk ka epidemi fruthi.

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut ka shpallur epidemi fruthi, në gjithë territorin e vendit.

Sipas Komisionit për sëmundjet ngjitëse në Maqedoninë e Veriut, nga fillimi i vitit janë regjistruar katër viktima nga fruthi kurse 961 të tjerë janë infektuar, 60 për qind prej të cilëve janë jashtë Shkupit. Sëmundja ngjitëse më së shumti ka prekur fëmijët.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, përmes një komunikate ka treguar se numri i rasteve të fruthit, të raportuara në mbarë botën në tre muajt e parë të vitit 2019, është trefishuar në krahasim me të njëjtën kohë të vitit të kaluar.

Sali Ahmeti, infektolog në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tha se kanë qenë dy raste me fruth gjatë këtij viti që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. “Gjatë vitit 2019 nuk kemi pasur raste të shtuara me fruth fatmirësisht. Kanë qenë dy raste që tek ne në klinikë kanë kërkuar ndihmë, ndërkaq gjithsej me sa e di unë kanë qenë shtatë raste”, tha Ahmeti.

Në Kosovë ekziston ligji që i obligon prindërit t’i vaksinojnë fëmijët e tyre deri në moshën 18 vjeçare.

Faik Hoti, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, njëherësh mjek specialist i shëndetit Publik, tha për Radion Evropa e Lirë se Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, harton programin e zgjeruar të imunizimit e që konsiderohet si storie suksesi pasi që përmes këtij programi obligohen me ligj që fëmijët të vaksinohen për shkak të mospërhapjes së sëmundjeve ngjitëse.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Kosova tashmë ka arritur shkallën mbi 95 për qind të vaksinimit.

‘’Rëndësia e këtij programi bëhet gjithnjë më e madhe duke pasur parasysh që në vendet e Evropës, por edhe më gjerë ka pasur shpërthime epidemike duke rënduar shëndetin publik. Në Kosovë nuk kemi pasur epidemi qe disa vite”, tha Hoti.

Ai tutje shtoi se në vazhdimësi, epidemiologë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë dalë në terren për t’i vaksinuar fëmijët e komuniteteve RAE, e që konsiderohet se ata janë të pavaksinuar si pasojë e ndërrimit shumë shpesh të vendbanimeve të tyre.

Ndërkaq, qytetarët mendojnë se është obligim i çdo prindi që t’i vaksinojë fëmijët me kalendar të vaksinimit dhe t’u shmangen sëmundjeve dhe epidemive të mundshme. /REL

Artikulli paraprakSondazhi tregon se kirurgët janë mjekët më atraktiv dhe më të pëlqyer nga gratë
Artikulli i rradhës Vërejtjet skandaloze në Gjinekologji, QKUK krahasohet me Korenë e Veriut

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.