Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fëmija juaj nuk fle gjumë pasi po i dalin dhëmbët, bëni këto 3 gjëra për ta qetësuar

Jetë 20/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dhëmbët e foshnjave fillojnë të rriten midis katër dhe shtatë muajve pas lindjes së tyre. Si një nënë ju sigurisht emocionoheni kur shikoni që fëmijës do t’i dalin dhëmbët por kjo periudhë mund të jetë edhe jashtëzakonisht e dhimbshme.

Dalja e dhëmbëve mund të shkaktojë dhimbje në mishrat e një fëmije dhe të mos e lejojë atë të flejë. Më poshtë ju tregojmë disa mënyra se si ta vendosni fëmijën tuaj në gjumë në këtë periudhë:

Jepini fëmijës diçka të ftohtë për të përtypur: I ftohti qetëson nervat e dhëmbëve dhe redukton dhimbjen. Kjo është arsyeja pse, në ditët e sotme, kompanitë e lodrave po krijojnë goma të ngrira ose me xhel të ftohtë. Gjithashtu ka nga këto lodra të ftohta që fëmijët i mbajnë në gojë për të qetësuar dhimbjen. Nëse nuk keni ndonjë lodër të ftohtë të tillë, mund të merrni një leckë të pastër brenda së cilës të keni vendosur akull. Mos i vendosni lodrat për dhëmbët e fëmijëve në frigorifer pasi ato mund të bëhen më të forta dhe të dëmtojnë dhëmbët e të voglit tuaj. Gjithmonë jini të vëmendshëm për të mbikëqyrur fëmijën tuaj kur ai është duke përtypur diçka. Lodrat e dhëmbëve për fëmijët janë të dizajnuara për të prekur dhëmbët dhe jo të gëlltiten, prandaj mbani një sy tek fëmija juaj.

Masazhoni dhëmbët: Ndërsa përpiqeni ta vendosni në gjumë fëmijën masazhoni dhëmbët e bebit me gisht. Kjo do të lehtësojë dhimbjen dhe ndihmon që fëmija të flejë. Nëse zgjoheni në mes të natës, mund të masazhoni përsëri për ta ndihmuar atë të flejë. Ndërsa masazhoni mishrat, do të jeni në gjendje të ndjeni se ku po dalin dhëmbët. Përqëndrohuni në masazhimin e këtyre zonave në veçanti. Sigurohuni që gishtat tuaj janë të pastër para se të masazhoni.

Jepini fëmijës çaj kamomili: Çaji i kamomilit ndihmon në reduktimin e inflamacionit, zbutjen e dhimbjes së stomakut, rritjen e imunitetit, nxitjen e relaksimit dhe nxitjen e gjumit. Dhënia e çajit të kamomilit tek një foshnjë që është me gji i jep atij lehtësim nga dhimbja e dhëmbëve dhe madje mund të sjellë gjumin. Megjithatë, duhet theksuar se çaji i kamomilit nuk duhet t’i jepet foshnjave që janë më pak se gjashtë muaj./Burimi ”PËR NËNAT”

Artikulli paraprak4 mënyra të shpejta që fëmijët të mos lagin shtratin natën
Artikulli i rradhës SHSIMP zgjedhë Besarta Pelaj nënkryetare të Sindikatës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.