Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Blerja e barnave nga pacientët tregon dështimin e një sistemi të tërë shëndetësor

Lajme 21/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

30 milionë euro pati thënë Ministria e Shëndetësisë në vitin 2015 se do të mjaftonin që në spitalet publike të mos mungonte asnjë bar.

Në dispozicion atëkohë për barna e material shpenzues i ka pasur rreth 21 milionë. Katër vjet me vonë ky buxhet ka arritur në 34 milionë, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo nuk e ka përmirësuar gjendjen e furnizimit me barna e material shpenzues të institucioneve publike shëndetësore. Mungesat nuk lidhen me para. Lidhja e kontratave e menaxhimi i tyre kohë e pakohë po e sjellin shëndetësinë publike përballë kaosit.

Mungesa e një sistemi të mirëfilltë që mundëson planifikimin e blerjeve të barnave me kohë, mungesa e fuqisë së SHSKUK-së përballë kompanive farmaceutike të papërgjegjshme, mënyra e dyshimtë e shpërndarjes se barnave, dyshimet për neglizhencë në sistemin e blerjeve të barnave, bëjnë që shumicën e rasteve pacientët të mos i gjejnë barnat që paguhen nga buxheti publik nëpër spitale.

Një sistem i tillë i brishtë që nuk arrin të krijojë zinxhir të mirëfilltë të përgjegjësisë në këtë proces vetëm rritë mundësinë e keqpërdorimeve në buxhetin e rritur të barnave për me shumë se 60 për qind. Një sistem i tillë me më shumë miliona e pa garanci se si shpenzohen ato, dëshmon se shëndetësia më shumë se për buxhet vuan nga keqmenaxhimi.

Insuficienca kronike farmaceutike

Rruga prej objektit ku është e vendosur zyra e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës të merr përafrisht 3 minuta kohë në ecje mesatare deri te Klinika e Gjinekologjisë.

Për këtë interval të shkurtër gazeta ka takuar tre qytetarë që hynin në këtë klinikë me barnat e blera vetë në barnatoret private. Disa nga ta mbanin barna që përdorimi i tyre mundëson ardhjen e një jete të re e disa nga ta medikamente për trajtimin e lehonave pas lindjes. Zyrtarisht në spitale publike mungojnë rreth 40 për qind e barnave të Listës Esenciale.

Artikulli paraprak‘Vakia’ e mjekut kosovar: I jep analiza prostate një femre, shto edhe 96 analiza të tjera!
Artikulli i rradhës 18 vjet pa fëmijë, më pas lindë pesënjakë

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.