Sindikata e Infermierëve ka reaguar ndaj një lajmi të rrejshëm të publikuar nga një blog. Në këtë postim thuhet se infermierët po keqpërdorin identitetin e pacientëve për të kryer analiza të familjarëve. Këto akuza janë bërë pa publikuar fakte dhe Sindikata ka paralajmëruar masa ligjore ndaj këtij blogu
Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë ka reaguar ashpër ndaj një postimi të një blogu kinse infermierët po i keqpërdorin emrat e pacientëve për të kryer analiza të tyre personale ose të familjarëve. Në këtë postim me burime pa prezantuar fakte, janë sulmuar rëndë stafi i mesëm çka ka shkaktuar reagime të shumta, shkruan Gazeta Shneta.
“Kërkojmë të tërhiqen këto akuza drejtuar komunitetit infermieror ku duke marrë parasyshë se në udhëzime / dokumentacion të materialit për analiza është e qartësuar se faksimilimi bëhet nga mjeku e jo infermieri , ndërsa nëse ka identifikuar ndonjë rast dhe nëse ka prova konkrete të publikon emrat e në asnjë mënyrë të përgjithësoj komunitetin infermieror”, thuhet në reagimin e Sindikatës.
“Në të njetën kohë kërkojmë distancim nga Instiuti i Biokimisë nga informacionet e burimeve fiktive të cilat dëmtojnë rëndë imazhin e komunitetit infermieror. Në rast se nuk ka reflektim për kërkesën tonë nga ana e gazetës në fjalë , do të ndërmirren masa dhe veprime sindikale të parapara me Ligje”, thuhet tutje në reagim. /Gazeta Shneta/