Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prova e shputës tek foshnjat neonatale, e rëndësishme për këto çrregullime

Jetë 23/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
doctor examining a baby in a hospital
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të gjithë prindërit duhet të informohen rreth mundësive që foshnjet e tyre mund të përballen me disa çrregullime të rralla. Kjo bëhet përmes testeve që zakonisht i rekomandojnë doktorët për realizimin e tyre. Foshnjës i merret mostra e gjakut përmes shputës me anë të lancentës ku bëhet një thumbim i vogël. Ndryshe njihet si  “prova e shputës”.

Fillimisht, si protokoll i avansuar i vendeve në zhvillim, prindërve ju jepet broshura me informacione para mbledhjes së mostrës, për ta marr pëlqimin e tyre për testimin e foshnjës shkruan pregnancybirthbaby, transmeton Gazeta Shneta.

Testimi, bëhët me anë të lancentës, e cila ndihmon në thumbimin e vogël të foshnjës në shputën e saj, ku merret mostra e gjakut dhe pastaj dërgohet në laboratorin e analizave.

Pse bëhen këto testime?

Prova e shputës, ndihmon në identifikimin e këtyre c’rregullimeve të rralla që mund të preken nga ndonjëra nga këto:

–Fenilketonuria  është një c’rregullim  i rrallë që prek rreth 1 në 10,000 foshnja. Një foshnje me këtë problem nuk mund të përdorë siç duhet aminoacidin fenilalaninën – një nga blloqet e ndërtimit të proteinës e cila grumbullohet në gjak dhe shkakton dëmtim të trurit.

Ky c’rregullim  i rrallë i trashëguar mund të shkaktojë vështirësi të mëdha në të mësuar andaj trajtimi i hershëm me një dietë të veçantë mund të parandalojë aftësinë e kufizuar dhe të lejojë foshnjat të rriten dhe të udhëheqin një jetë normale.

–Hipotireoza kongjenitale  – prek rreth 1 në 3,500 foshnje e shkaktuar nga gjëndra tiroide që nuk zhvillohet siç duhet. Trajtimi i hershëm me hormonet tiroide të përditshme çon në zhvillim normal mendor dhe fizik të fëmijës suaj.

-Fibroza cistike  – 1 në çdo 2,500 foshnje ka fibrozë cistike. Në fibrozë cistike, mukoza e prodhuar në zorrët dhe mushkëritë e foshnjës është më e trashë se normale. Kjo rezulton në infeksione në mushkëri.

–Galaktozemia – Një çrregullim jashtëzakonisht i rrallë që prek vetëm 1 në 40,000 foshnje. Çrregullimi shkaktohet nga akumulimi i galaktozës në gjak (lloj sheqeri prezent në qumësht).

Trajtimi i menjëhershëm me qumësht të veçantë pa galaktozë do të parandalojë sëmundjen serioze.

Në përgjithësi, doktorët rregullojnë testimin kur një i porsalindur është midis 24 dhe 48 orësh. Nëse diçka shfaqet, një specialist do të duhet të verifikojë rezultatet e testimit për të konfirmuar nëse foshnja juaj ka nevojë për testime të mëtejshme ose trajtim./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA mund të shkaktojnë deodorantët kancerin e gjirit
Artikulli i rradhës Horoskopi sot, 24 prill 2019

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.