Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fëmijët që nuk hanë mirë nuk tregojnë performancë të mirë në shkollë

Jetë 25/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fëmijët që nuk hanë shëndetshëm në shtëpi mund të kenë një performancë më të ulët në shkollë, sugjeron një studim i ri.

Studiuesit hulumtuan se si pasiguria ushqimore, që nënkupton sasi të pakët të ushqimit të sigurt, ndikon në aftësinë e të mësuarit të fëmijëve në Indi. Ekipi vëzhgoi pabarazitë në arritjet e të nxënit për fëmijët mbi një hark kohor prej 12 vjetësh. Ata pastaj analizuan nëse dietat e varfra në shtëpi kur fëmijët ishin 5, 8 dhe 12 vjeç ishin të lidhura me rezultatet e testit më të ulët kur ishin 12 vjeç.

Gjetjet? Dieta të pamjaftueshme në të gjitha moshat pengojnë të mësuarit. Për të paktën një fazë gjatë periudhës së studimit, 47% e fëmijëve përjetuan pasiguri të ushqimit në familje, duke lënë mënjanë ushqimet dhe duke ngrënë më pak, nëse ishte e nevojshme. Por 18% e familjeve më të pasura në studim përjetuan pasiguri të ushqimit, duke shpjeguar se dietat nuk varen vetëm nga aspekte financiare.

Të dhënat treguan rezultate të ulëta të leksikut, leximit, matematikës, gjuhës lokale (Telugu) dhe anglishtes gjatë adoleshencës së hershme, por mënyra se si dietat prekën secilin nga lëndët ndryshonin në mosha të ndryshme.
Fëmijët që përjetuan pasiguri të ushqimit në moshën 5 vjeçare kishin rezultatet më të ulëta në të gjitha lëndët. Në moshën 12 vjeçare, pasiguria e hershme dhe afatgjatë e ushqimit duket të jetë parashikuesi më i qëndrueshëm i shkathtësive të leximit të dëmtuar dhe zhvillimit të fjalorit.

Për lëndë të tilla si leximi dhe fjalori, krijimi i aftësive themeluese në fillim është shumë i rëndësishëm, kështu që pasiguria e ushqimit në fillim të jetës mund të pengojë ndërtimin e këtyre aftësive të hershme. Matematika, nga ana tjetër, është një lëndë që kërkon që një person të ndërtojë në mënyrë të vazhduar mbi aftësitë e mëparshme. Pra, pasiguria e ushqimit prek aftësinë e të mësuarit të lëndës së matematikës në të gjitha nivelet.

Të bësh një të fëmijë të hajë një vakt të ekuilibruar nuk është gjithmonë e lehtë, por është thelbësore për zhvillimin e tyre. Për frymëzim, mund të shikoni receta dhe ide përshtatur me moshën e fëmijës suaj.

Artikulli paraprak9 gënjeshtrat që çdo burrë ja thotë gruas së tij
Artikulli i rradhës Përse femrat shtatshkurtra kanë shtatzëni më të shkurtër dhe lindin bebe të vogla?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.