Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ta trajtojmë diarrenë në kushte të shtëpisë

Jetë 25/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumica e rasteve të diarresë shkaktohet nga një virus ose bakter që largohet vetë brenda dy deri tre ditësh. Marrja e ilaçeve mund të jetë e dobishme. Por, në disa raste ilaçet mund të bëjnë kalimin ekstrem nga diarreja në kapsllëk.

Për këtë qëllim, provoni këto mjete të dobishme në shtëpi për të trajtuar diarrenë.

Pini shumë lëngje

Një nga problemet më të mëdha me diarrenë, që çon shumë njerëz në urgjencë, është dehidratimi. Diarrea shkakton që trupi të humbasë shumë ujë dhe elektrolite (si natriumi, kaliumi, kalciumi dhe magneziumi). Nëse nuk trajtohet në mënyrë të përshtatshme, dehidratimi mund të bëhet i rrezikshëm, sidomos te fëmijët e vegjël.

Për të menaxhuar një periudhë të butë të diarresë, pini shumë ujë, lëngje të pastra ose pije sportive të pasura me elektrolite. Shmangni kafen, pijet me kafeinë, pijet me sheqer, sodat, dhe alkoolit, të cilat kanë një efekt laksativ. Është gjithashtu një ide e mirë të shmangni produktet e qumështit.

Foshnjat që ushqehen me gji duhet të vazhdojnë të pijnë qumësht.

Nëse dëshironi të shmangni ngjyrosjet artificiale ose aromatizimet e përdorura në disa pije komerciale të rehidratimit, mund të bëni një version shtëpiak duke përdorur vetëm kripën, sheqerin dhe ujin.

Hani ushqimet BRAT

Dieta BRAT është plani i ushqimit për standardin e artë për lehtësimin e tretjes. Ai përbëhet nga katër ushqime të butë, me fibra të ulët që do të ndihmojnë në eleminimin e diarresë: banane, oriz, pure molle, dhe tost. Bananet janë veçanërisht të dobishme pasi ato ndihmojnë në rikthimin e kaliumit të humbur përmes diarresë.

Ushqime të tjera që mund të hani në këtë moment janë : gjoksi i pulës pa lëkurë, patate të pjekura dhe supë plue. Shmangni ushqimet dhe pijet që shkaktojnë gaz, të tilla si pije të gazuara, fasule, tranguj dhe bishtajore.

Nëse diarrea zgjat më shumë se dy ditë, kontrolloni ushqimet që po hani. Diarrea mund të përkeqësohet nga ushqimet me fibra të larta, si dhe ushqime të yndyrshme ose ato të ëmbla.

Përdorni probiotikët

Marrja e probiotikëve në ushqim ose në formë shtesë mund të ndihmojë në shkurtimin e një periudhe të butë të diarresë. Probiotikët janë bakteret e gjalla që janë të dobishme për sistemin tuaj të tretjes.

Diarreja mund të shkaktojë humbjen e shumë baktereve të shëndetshme në stomak dhe zorrë. Ndërsa produktet e qumështit duhet të shmangen gjatë diarresë, kosi ose kefiri me baktere probiotike të gjalla janë jashtëzakonisht të dobishme.

Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore

Diarreja nuk duhet të injorohet kurrë. Nëse keni provuar mjetet në shtëpi të lartpërmendura dhe ende keni diarre, thirrni mjekun tuaj ose flisni me farmacistin tuaj rreth barnave që mund t’ju ndihmojnë.

Nga ana tjetër, duhet të shikoni menjëherë një mjek nëse ju ose fëmija juaj përjetoni diarre të të rëndë dhe shfaqni shenja të dehidratimit, si më poshtë:

– Të rriturit

Diarre 3 ditë ose më shumë;

Dhimbje të forta të barkut;

Jashtëqitje të përgjakshme;

Temperature mbi 39 gradë Celsius;

Pak ose aspak urinim;

Dobësi ekstreme;

Lëkura dhe goja e thatë;

Etje e tepruar;

Urinë e errët.

– Fëmijët

Diarre për më shumë se 24 orë;

Nuk lagin pelenat për 3 orë;

Temperaturë mbi 39 gradë Celsius;

Gojën ose gjuhën e thatë;

Qajnë pa lot;

Pagjumësi e pazakontë;

Jashtëqitje e përgjakshme;

Faqe ose sy të fundosur (hequr);

Pa përjashtim, foshnjat nën tre muaj me diarre duhet të dërgohen menjëherë te një mjek ose. Mos u përpiqni të trajtoni gjendjen në shtëpi.

Artikulli paraprakSi ta ushqeni beben me gji nëse keni thitha të sheshta, ose të kthyera nga brenda?
Artikulli i rradhës Këngëtarja kosovare jep lajmin se është në pritje të ëmbël

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.