Gjendje alarmante po konsiderohet për pemët dhe perimet në Kosovë. Kjo për faktin se ato përmbajnë sasi të lartë të nitrateve, të cilat janë të rrezikshme për shëndetin.
Një qytetar, F.A. ka postuar disa fotografi në Facebook ku shihet se ka bërë testin e nitrateve në pemë dhe perime. Sipas këtyre imazheve, lakra, domatet, bananet, etj, janë të rrezikshme për t’u ngrënë.
“Është hera e parë që shkruaj në një faqe të shkëlqyer siç është faqja e juaj! Dua të shkruaj për një temë e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm të popullsisë! Fjala është për nivelin e lartë të nitrateve në fruta dhe perime të cilat i konsumojmë çdo ditë! Fotot e bashkangjitura janë bërë sot! Gjendja është alarmante pasi që ka produkte ku niveli i nitrateve të lejuara në produkte të caktuara kalon 10-fishin e lejuar! Fjala është për produkte të importuara nga jashtë si dhe për produkte të kultivuara në Kosovë! Pra, nuk është befasi që kemi numër aq të lartë të të prekurve me kancer!”, ka shkruar F.A. ndërsa ka publikuar edhe fotografitë. /Gazeta Shneta/