Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Trendi i ri: Nënat bëjnë make up në sallën e lindjes

Jetë 07/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Procesi i lindjes është një çështje serioze dhe përgjithësisht fotot e para tregojnë një nënë të djersitur e të lodhur duke qeshur nga lumturia dhe duke mbajtur në krahë të voglin e saj.

Por kohët e fundit, një numër gjithnjë e në rritje i nënave të reja po zgjedhin të aplikojnë në fytyrë make-up të plotë përpara ose gjatë lindjes, në mënyrë që të duken të përsosura për fotot e para.

Disa gra madje janë duke shkuar aq larg sa të përdorin penel, konture, apo edhe nxirës artificial për lëkurën para lindjes.

Duket se rritja e popullaritetit të influencuesve të mediave sociale dhe varësia jonë për kapjen dhe ndarjen e çdo çasti të jetës në rrjetet sociale, luan një rol të madh në këtë trend të ri.

Nënat gjithnjë e më shumë po ndajnë imazhe të vetes së tyre në Intagram me hashtag  #hospitalmakeup, #surgeryglam dhe #cameramama

Një nënë madje bëri një video që u bë virale në rrjetet sociale ndërsa bënte make up-tutorial gjatë lindjes së saj që zgjati 10 orë.

Artistja e make up-it Alaha Karimi kaloi tre orë duke bërë make-up-in saj në mënyrë që të ishte perfekte për fotot e saj.

“Më duhej të ndalesha sa herë që kisha një kontraksion dhe duhet të merrja frymë”, ka treguar ajo për BBC.

“Por, sinqerisht, duke bërë diçka që unë e doja, ndihmova veten që koha të kalonte shumë më shpejt dhe gjithçka të bëhej shumë më e lehtë”.

https://www.instagram.com/p/BCq5otFnUTW/?utm_source=ig_embed

Artikulli paraprakAgjërimi dhe shtatzënia: Cilat janë rreziqet shëndetësore?
Artikulli i rradhës Pse rrjedhin gjinjtë gjatë shtatzënisë?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.