Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A është e dëmshme të pini ujë gjatë kohës sa hani bukë

Jetë 07/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Uji ka një rëndësi të veçantë për shëndetin e trupi tonë. E rëndësishme është që të konsumojmë sa më shumë ujë në mënyrë që të kemi një trup sa më të shëndetshëm dhe pa probleme dehidratimi.

Janë të shumtë njerëzit që pinë ujë gjatë kohës që janë duke ngrënë. Një shprehi e tillë duhet mënjanuar, duke qenë se mund t’ju bëjë më shumë dëm sesa mirë. Faza e parë e procesit të tretjes fillon në gojë.

Gjatë kohës që është në gojë, ushqimi duhet të jetë 25% gati për tretje para se të arrijë në stomak, këtë gjë e bëjnë të mundur dhëmbët. Por shumë njerëz hanë me nxitim dhe nuk e copëtojnë ushqimin aq sa duhet, dhe ata nuk e mendojnë se pasojat e këtij veprimi i vuan trupi. Kur ushqimi copëtohet në mënyrën e duhur, goja prodhon sasi të mjaftueshme të pështymës, që e ndihmon ushqimin të shkojë me lehtësi në stomak.

Pështyma kryen funksionin e ujit pasi ajo përmban 98% ujë dhe 2% enzima tretëse, dhe bën që procesi i tretjes të jetë më i lehtë, dhe gjithashtu vret disa nga bakteret që gjenden në ushqimin që ne konsumojmë. Kur ju pini ujë ndërkohë që jeni duke ngrënë, goja ul sasinë e pështymës që prodhon, gjë që sjell vështirësi në procesin e tretjes. Sa më mirë që ta përtypni ushqimin aq më i lehtë do të jetë procesi i tretjes.

Pasi është kapërcyer, ushqimi shkon në stomak, aty prodhohen disa enzima tretëse dhe lëngje gastrike, të cilat shërbejnë për të tretur ushqimin që ne konsumojmë, një nga këto acide është edhe acidi hidroklorik i cili vret bakteret që ndodhen në ushqim.

Procesi i tretjes së ushqimit zgjat 2 orë dhe shpejtësia e tij zgjatet në rast se ju konsumoni ujë gjatë ngrënies. Kur lëngjet gastrike përzihen me ujin, ato hollohen dhe është më e vështirë për stomakun ta tresë ushqimin në këtë gjendje.

Pirja e ujit gjatë ngrënies është një zakon i vështirë për tu hequr, por jo i pamundur, ai mund të rrallohet duke konsumuar nga pak ujë në temperaturën e ambientit. Gjëja më e mirë që mund të bëhet është të konsumoni ujë rreth 20 minuta para se të konsumoni ushqim dhe të mos pini ujë për rreth 30 minuta pasi keni konsumuar vakti./Living

Artikulli paraprakKujdesi i prindërve ndaj fëmijëve ndikon në zhvillimin e trurit të tyre
Artikulli i rradhës Gratë përballen me këto halle gjatë stinës së verës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.