Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gratë përballen me këto halle gjatë stinës së verës

Jetë 07/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vera është dhe një ndër stinët më të lodhshme për çdo familje veçanërisht për kryefamiljaren e cila ka dhe peshën më të madhe të punës.

Le të ngrenë dorën ato gra e vajza që urrejnë kolegun sa here ai fik kondicionerin, mallkojnë shoferin e autobusit kur i lë të presin në stacion, apo që shmangin me çdo kusht krehjen e flokëve dhe depilimin, ndërkohë që jashtë bën vapë përvëluese. E megjithatë ka edhe më keq, si për shembull tre rastet e mëposhtme ku vapa mund të kthehet në një makth për të gjitha ne:

Tualeti, vapa dhe vuajtja (trinomi i përvitshëm):

Është fillim jave dhe keni një takim që nuk mund ta humbisni për asgjë në botë. Duhet të jeni në kohë dhe mbi të gjitha e kuruar, çka nënkupton se veshja dhe truku duhet të jenë në lartësinë e duhur. Por, si dreqin mund të bësh tualet ndërkohë që jashtë shënon 38 gradë Celcius?!

Vapa, djersa dhe lagështia me siguri do të bëjnë që kremi pudër të shpërhapet, duke e bërë fytyrën të duket si një mur i pasuvatuar mirë. Kurse për rimelin nuk po flasim më mirë. Epo, të shpëtojë kush të mundet moj shoqeni e motrani!

Çfarë të marr me vete gjatë pushimeve:

Në ndryshim nga burrat që mjaftohen me një palë shapka me gisht, një palë pantallona treçerekëshe për pasditen, mundësisht ato që përdorin prej 5 vitesh, dhe kostumin e banjës, një grua duhet të mendohet gjerë e gjatë përsa i përket përgatitjes së valixhes.

Nuk mund të mungojë koleksioni i përvitshëm i rrobave të banjës, kremi kundra dhe pas diellit, kremi i flokëve, shampot e ndryshme, spray për mushkonjat, 10 peshqirë, këpucë e sandale pa fund etj. Lista është aq e gjatë, aq sa duket sikur keni transferuar gjithë garderobën tuaj në një valixhe e jo thjesht gjërat e domosdoshme. Sa punë e vështirë, apo jo!

Nuk do të ha shumë, duhet të mbaj dietë:

Frika më e madhe gjatë pushimeve është pesha. Në të vërtetë kjo është frika më e madhe gjatë gjithë vitit, që prej momentit kur zotohemi solemnisht para bakllavasë së Vitit të Ri, e deri tek gota e fundit e tequila-s para fillimit të pushimeve.

Megjithatë e dimë që është e vështirë t’i rezitosh tundimit gjatë verës, sidomos akulloreve e ëmbëlsirave. A mund të mbahet dietë gjatë pushimeve? Sigurisht që po, mjafton të kontrolloni urinë dhe racionet që porosisni. A është e mundur kjo gjë? /Living

Artikulli paraprakA është e dëmshme të pini ujë gjatë kohës sa hani bukë
Artikulli i rradhës Këshilla për nënat që punojnë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.