Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rasti i rrallë, nëna lind binjakë një muaj pasi solli në jetë fëmijën e parë

Jetë 10/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një grua nga Bangladeshi solli në jetë 2 binjakë rreth 1 muaj pasi kishte lindur para kohe një djalë. Arifa Sultana, 20-vjeçe, lindi në fund të muajit Shkurt, por 26 ditë më vonë ajo shkoi sërish me urgjencë në spital pasi kishte dhimbje barku.

Doktorët zbuluan se ajo ishte ende shtatzënë me binjakë në një mitër të dytë dhe performuan ndërhyrje cesariane.  Binjakët e saj lindën shëndoshë e mirë dhe dolën nga spitali pa komplikacione.

Duke folur për BBC, gjinekologia që bëri ndërhyrjen cesariane, Sheila Poddar tha se Sultata, e cila është nga një fshat i largët, e lindi fëmijën e parë në Kolegjin Mjekësor Universitar Khulna, në zonën e Khulna.

Vetëm 26 ditë më vonë, ajo nisi të ankohej për dhimbje barku dhe u dërgua me urgjencë në spitalin Ad-din, në Jessore më 21 Mars.

“Kur pacientja erdhi i bëmë eko me ultratinguj dhe zbuluam se kishte binjakë. Ishim sa të shokuar, aq edhe të surprizuar. Nuk kisha parë kurrë më parë diçka të tillë”, tha mjekja.

Sipas kësaj të fundit, Sultana dhe bashkëshorti i saj janë tepër të varfër dhe ajo nuk kishte bërë kurrë më parë një eko me ultratinguj. “Nuk ia kishte idenë që kishte edhe dy binjakë, një djalë dhe një vajzë”.

Ndonëse për njerëzit duket e habitshme, një gjinekolog tha për BBC se të pasurit dy mitra, nuk është diçka aq e rrallë. Sipas tij nëse e reja do të kishte bërë eko me ultratinguj më parë do të kishte zbuluar se kishte dy mitra.

Uterus Didelphys është një çrregullim ku femra zhvillon dy mitra në vend të një. Mitra nis si dy tuba të vegjël në fetus dhe zakonisht këto bashkohen për të formuar një organ të madh. Por nëse nuk bashkohen, atëherë formohen dy mitra.

Anormalitete të tilla në disa raste mund të shkaktojnë probleme fertiliteti. Shpesh femrat të cilat kanë këtë anormalitet nuk kanë asnjë simptomë dhe zakonisht e zbulojnë gjatë shtatzënisë, kur bëj ekon.//tvklan.al

Artikulli paraprakA rrezikohet shtatzënia nga vaksina kundër gripit
Artikulli i rradhës Arsyet pse nuk duhet të flini me flokë të lagura

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.