Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Loja me TVSH-në lë pa barna pacientët e hemodializës

Lajme 13/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pacientët, të cilët i nënshtrohen procesit të hemodializës, një ampulë “Ferric Hydroxide In Complex With Sucrose”, e nevojshme për këtë proces, duhet ta sigurojnë vetë pasi tenderi po zvarritet qe një vit. Në këtë proces prokurimi kishin aplikuar tri kompani, ku njëra prej tyre “Liri-Med” kishte ofertuar me çmime pa TVSH. Ministria e Shëndetësisë, por edhe Dogana e Kosovës po thonë se produkti në fjalë duhet t’i nënshtrohet TVSH-së. Në anën tjetër qe disa herë Organi Shqyrtues i Prokurimit po urdhëron që lënda duhet të rivlerësohet

Një tender për furnizim me një ampulë “Ferric Hydroxide In Complex With Sucrose” për nevoja të pacienteve, të cilët i nënshtrohen procesit të hemodializës, çuditërisht po zvarritet për më shumë se një vit e si pasojë e kësaj pacientët detyrohen këtë produkt në barnatore ta blejnë shumë më shtrenjtë sesa çmimi që kompanitë e kanë ofertuar në këtë proces të prokurimit.

Në bazë të dokumenteve zyrtare, të cilat i ka siguruar gazeta “Zëri”, shihet se në ketë tender kanë aplikuar tri kompani. Kompania “Exclusive Corporation” ka ofertuar me 80,967.60 euro dhe në këtë çmim e ka të llogaritur edhe TVSH-në prej 8%, ashtu siç parashihet me ligj.

Po ashtu edhe kompania tjetër “Pharma Leader” në këtë tender ka ofertuar 79,254.00 euro dhe po në këtë çmim e ka llogaritur edhe TVSH-në e derisa kompania tjetër “Liri-Med” ka ofertuar me 78,540.00€ pa llogaritur fare TVSH-në prej 8%, ashtu siç parashihet me ligj.

Pas shqyrtimit të ofertave zyra e prokurimit e kësaj Ministrie për kontratë kishte rekomanduar kompaninë “Pharma Leader”, e cila ishte kompania e përgjegjshme më çmimin më të ulët, por i pakënaqur me këtë kompania konkurrente “Liri-Med” i është drejtuar me ankesë Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe kjo e fundit qe disa herë po urdhëron që lënda të rikthehet në rivlerësim.

Por vendimi i fundit i gjykatës së tenderëve edhe më shumë e ka komplikuar situatën, pasi dy institucione kompetente – Ministria e Shëndetësisë dhe Dogana e Kosovës, po thonë se produkti në fjalë në bazë të ligjit i nënshtrohet TVSH-së prej 8%.

Artikulli paraprakMësojeni fëmijën të krijojë mentalitetin e “lojtarit të ekipit”
Artikulli i rradhës Lejleku ‘solli’ 21 bebe gjatë vikendit në Spitalin e Pejës

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.