Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjatë vikendit kanë ardhur në jetë 21 foshnje. 13 prej tyre kanë lindur me lindje normale ndërsa tetë fëmijë janë sjellë në jetë me operacion cezarian.
Spitali njofton se 13 bebe janë të gjinisë mashkullore dhe tetë vajza, shkruan Gazeta Shneta.
Në raportin e spitalit janë të regjistruar 773 pacientë të trajtuar gjatë vikendit, ndërsa janë realizuar 20 operacione nga mjekët.
Analiza kanë kryer 414 pacientë që në total kanë bërë 4,478 analiza. /Gazeta Shneta/