Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Parashikimi i astrologut italian për çdo shenjë të horoskopit

Horoskopi 14/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dashi

Ka disa pengesa që duhet të kapërceni, ndaj do ju duhet më shumë punë. Do të jepni maksimumin tuaj për ti çuar gjërat deri në fund, pavarësisht rezultatit.

Demi

Keni shumë planete në favorin tuaj, ndaj bëni mirë që të përfitoni. Edhe në dashuri, duke parë ndikimin tranzit të Venusit në shenjën tuaj, do të jeni mjaft të favorizuar. Lajme të mira priten për gjithë ata që janë në çift, ndërsa edhe kush është vetëm mund të gjejë personin e duhur.

Binjakët

Më në fund ju pret një ditë rikuperimi, ku do të mund të merrni frymë lirisht, edhe pse mund të haseni me ndonjë problem në sferën profesionale. Busulla juaj kryesore është dashuria. Ndërkohë zhvillime të rëndësishme parashikohen edhe për ata që janë vetëm.

Gaforrja

Ndoshta ka ardhur momenti që të shihni brenda zemrës tuaj, për të kuptuar çfarë doni vërtetë. E keni lënë dashurinë pas dore, ndaj bëni mirë të kuptoni nëse kjo gjë ka ndodhur pasi lidhja nuk funksiononte më, apo nëse ndjenja është ende dhe duhet të rikuperoni.

Luani

Kjo e mërkurë do ju gjejë disi nervoz, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm në raportet ndërpersonale. Edhe nëse keni të drejtë, mund t’iu ikë ndonjë fjalë më shumë dhe të prishë çdo gjë.

Virgjëresha

Do të jetë një ditë pozitive sidomos sa i takon ndjenjave. Mjaft e favorizuar është dashuria si për ata që janë në çift prej kohësh, edhe për ata që janë vetëm. Kjo është një periudhë e mirë edhe sa i takon punës, ku do të keni mundësi që të bëni ndryshimet që dëshironi.

Peshorja

Kjo e mërkurë do ju gjejë të tensionuar si në sferën profesionale edhe në atë personale. Të dyja këto fusha do të jenë të lidhura, pasi nervozizmi që do të lindë për shkak të problemeve profesionale do të ndikojë edhe në punë. Humori i keq do të dominojë gjatë gjithë ditës.

Akrepi

Do të jetë një ditë neutrale, në pritje të fundjavës, e cila do të sjellë përmirësime sa i takon ndjenjave. Ndërkohë mundohuni që të hapeni më shumë, dje të mos qëndroni të mbyllur me veten dhe peng të së shkuarës.

Shigjetari

Kjo e mërkurë do të jetë mjaft pozitive, do të ndiheni në formë dhe gjithë energji. Këshillohet që ta shfrytëzoni më mirë sferën profesionale, në mënyrë që të korrni më shumë rezultate.

Bricjapi

Kjo ditë nuk do të jetë shumë pozitive, duke pasur në sfond probleme të natyrës profesionale, shkruan noa.al. Do të jeni shumë të zënë me punë dhe kjo gjë do të ndikojë edhe në sferën sentimentale.

Ujori

Jeni në një fazë ku keni dëshirë për të vepruar, por në fakt do të hasni në bllokime të cilat nuk do të përmbushin dëshirat tuaja. Do të ketë vonesa, lidhur me disa përgjigje që prisni.

Peshqit

Venusi do ju shohë me simpati, ndaj përfitoni për të buzëqeshur dhe për ta jetuar jetën më lirisht, në mënyrë që të jeni më pak melodramatik, sidomos në dashuri. Sigurisht problemet nuk mund të zgjidhen brenda çastit, por është mënyra me të cilën ju i përballoni, ajo që bën ndryshimin. /syri.net

Artikulli paraprakJa çfarë sasie e kripës iu nevojitet fëmijëve
Artikulli i rradhës Këngëtarja që s’mund të bëhet nënë rrëfen historinë e saj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.