Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri Ismaili: Nis projekti për menaxhim spitalor me kompaninë e njohur gjermane!

Lajme 15/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë, përmes projektit të Shëndetësisë Kosovare në kuadër të huamarrjes nga Banka Botërore, ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë gjermane për menaxhim spitalor. Kompania gjermane ICME, do të angazhohet në tri shtylla kryesore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në inxhinierimin e proceseve kyçe të menaxhimit sipas përvojave ndërkombëtare

 Prishtinë, 15 maj 2019

Ministria e Shëndetësisë, përmes Projektit të Shëndetësisë Kosovare në kuadër të huamarrjes nga Banka Botërore, ka nënshkruar kontratë me kompaninë e njohur gjermane ICME për menaxhim spitalor të spitaleve kosovare.

Në bazë të kësaj marrëveshje, kompania gjermane ICME do të angazhohet në tri shtylla kryesore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në inxhinierimin e proceseve kyçe të menaxhimit sipas përvojave ndërkombëtare.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se QKUK dhe spitalet e përgjithshme kanë pasur mungesë të theksuar të menaxhimit të mirëfilltë spitalor ku si pasojë këtë situatë e kanë vuajtur pacientët, por edhe vet profesionistët shëndetësor.

“Rrjedhimisht spitalet kanë ofruar më pak shërbime për qytetarët, ka pasur më pak llogaridhënie, si dhe më pak efikasitet”, tha ministri Ismaili.

Ministri Ismaili shtoi se për shkak të mungesës së harmonizimit me praktika ndërkombëtare menaxhimi i këtyre komponentëve kryesore për funksionimin efikas të spitaleve nuk ka funksionuar.

“Prandaj, kontrata e nënshkruar sot me kompaninë gjermane do të jetë kyçe për të na ndihmuar të identifikojmë problemet dhe të krijojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe të bazuara në praktika ndërkombëtare”, tha ministri Ismaili.

Gjatë konferencës për shtyp, ministri Ismaili tha se duke qenë se jemi afër një faze të re, që presim funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, spitalet tona duhet të jenë në gjendje të kontraktojnë me Fondin.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, tha se kompania gjermane do të prodhojë rezultate në arritjen e një menaxhimi të institucioneve shëndetësore, ndërkohë që vlerësoi përkushtimin personal të Ministrit Ismaili në përmirësimin e sektorit shëndetësor.

Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, u shpreh i kënaqur për partneritetin me MSh-në dhe Fondin dhe shtoi se angazhimi i kompanisë gjermane, do të jetë në funksion të ngritjes së kapaciteteve dhe  menaxhimit sa më efikas të institucioneve shëndetësore, ka për qëllim edhe mbrojtjen e popullatës kosovare nga  shpenzimet e mëdha për shërbime shëndetësore spitalore.

Drejtori i kompanisë gjermane ICME, Holger Micheel-Sprenger u shpreh i lumtur që kompanisë gjermane me renome i është besuar një marrëveshje përmes së cilës priten rezultate konkrete në menaxhimin spitalor në Kosovë.

 

ICME, që është kontraktuar përmes Bankës Botërore, do të angazhohet në tri shtylla kryesore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në inxhinierimin e proceseve kyçe të menaxhimit sipas përvojave ndërkombëtare.

Kontrata e nënshkruar sot, është në kuadër të Projektit të Shëndetësisë Kosovare me Bankën Botërore dhe do të zgjasë 6 muaj me mundësi vazhdimi.

Artikulli paraprakÇfarë shije ka qumështi i gjirit?
Artikulli i rradhës “Çfarë po pret, kalë?” 30-vjeçarja rrëfen historinë e bullizmit gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.