Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Çfarë po pret, kalë?” 30-vjeçarja rrëfen historinë e bullizmit gjatë shtatzënisë

Jetë 15/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtatzënia është një nga etapat më të rëndësishme në jetën e një gruaje, një periudhë e re ku përveç ndryshimeve fizike përjeton edhe luhatje të forta emocionale.

Megjithatë jo çdo grua është e përgatitur për to, sidomos nëse mendon se shumë shpejt do të kesh në krahët e tu një qenie e cila varet plotësisht nga ty. Megjithatë ky nuk është rasti i Elisha Bakes. Gruaja 30-vjeçare nga Melbourne ishte bërë mama edhe më parë, ndaj e dinte shumë mirë se çfarë e priste me fëmijën e dytë, ndonëse nuk e kishte llogaritur që në rrjete sociale do të përballej me sulme të shëmtuara bullizmi.

Mamaja australiane, e cila numëron mbi 37 mijë ndjekës në Instagram, vendosi që të ndante hap pas hapi rrugëtimin e saj të ri 9-mujor: që nga testi pozitiv i shtatzënisë deri tek imazhet pak para lindjes. Por përmasat e mëdha të barkut u bënë shkak që ajo të bëhej viktimë e bullizmit nga shumë njerëz, përfshirë këtu edhe gra.

”Mos vallë po pret një kalë?”, ”Ky është barku më i shëmtuar ndonjëherë, me siguri ka diçka që nuk shkon me fëmijën tënd.”, ”Kjo është e frikshme, duket se aty brenda po rritet një krokodil” etj ishin fjalitë e vazhdueshme me të cilat Elisha duhet të përballej çdo ditë. Dhe nëse në rrjete sociale ke mundësinë të fshish komentet dashakeqe, për fat të keq nuk mund të pengosh njerëzit të vjedhin fotografitë e tua dhe t’i keqpërdorin ato. Elisha u bë shumë shpejt objekt memesh tallëse, aq sa bullizimi e çoi në prag të depresionit. ”Ishte e tmerrshme. Kisha luhatje të forta emocionale, aq sa nuk duroja dot më as veten time. Fshiva gjithçka, por fotografia ime shfaqej kudo dhe nuk mund ta ndaloja atë që po ndodhte. Fillova të mos ushqehesha  rregullisht dhe të shfaqja problemet e para me presionin e lartë të gjakut. Isha prag depresionit dhe m’u deshën 4 muaj tek psikiatri dhe psikologu që të merrja veten.”-rrëfen ajo.

30-vjeçarja Bakes ka ndarë historinë e saj për të gjitha ato vajza dhe gra që çdo tallen, fyhen dhe përndiqen sistematikisht për shkak të pamjes së jashtme.

Artikulli paraprakMinistri Ismaili: Nis projekti për menaxhim spitalor me kompaninë e njohur gjermane!
Artikulli i rradhës Mitet vs. Faktet: Shenjat që jeni duke pritur një djalë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.