Ne përqafojmë të tjerët kur jemi të ngazëllyer, të lumtur, të trishtuar, ose duke e ngushëlluar dikë. Kjo na bën të ndihemi mirë. Dhe rezulton se përqafimi është provuar të jetë një indikator që përmirëson shëndetin dhe na shton lumturinë.
Sipas shkencëtarëve, përfitimet nga përqafimet shkojnë përtej asaj ndjenje të ngrohtë që ju merrni kur mbani dikë në krahët tuaj, transmeton GazetaShneta.
Kur një mik apo një anëtar i familjes është duke kaluar nëpër diçka të dhimbshme ose të pakëndshme në jetën e tyre, jepni një përqafim.
Shkencëtarët thonë se dhënia e dashurisë përmes përqafimit mundet që personit tjetër t’ia zvogëlojë stresin. Por në të njejtën kohë ulë edhe stresin e personit që bën përqafimin, shkruan “HealthLine”.
Ja disa nga përfitimet që vijnë nga përqafimi:
– Ulja e stresit përmes mbështejtes së personit
– Përqafimi mbron nga sëmundjet
– Përmirëson shëndetin e zemrës
– Ju bëjnë më të lumtur
– Eliminon frikërat
– Përqafimi ju ndihmon të ulni dhimbjet si fizike ashtu edhe mentale
– Përmirësojnë komunikimin
Sa përqafime në ditë janë të mjaftueshme?
Sipas mjekes familjare Virxhinia Satir ne kemi nevojë për katër përqafime në ditë për mbijetesë.
“Ne kemi nevojë për 8 përqafime në ditë për mirëmbajtje të mirëqenies. Kemi nevojë për 12 përqafime në ditë për rritje shpirtërore. Ndërsa mund të tingëllojë si shumë përqafime, duket se sa më shumë përqafime aq më të lumtur do të ndiheni.
Sipas shkencës më të mirë, duhet të kemi sa më shumë të jetë e mundur nëse duam të ndjejmë efektet më të mëdha pozitive. /GazetaShneta/