Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK: Onkologjia, 20 mijë shërbime për 4 muaj

Lajme 16/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti i Onkologjisë ka ofruar më shumë se 20 mijë shërbime brenda 4 muajve të parë të vitit 2019 për pacientët, të cilët janë të diagnostikuar me kancer.

Gjatë kësaj kohe, stafi mjekësor ka kryer 12 mijë kontrolle, ka dhënë 8100 doza të kimioterapisë dhe 4200 terapi intravenoze. Te lista e shërbimeve mjekësore hyjnë edhe 501 raste të reja, të evidentuara me kancer, në periudhën janar-prill 2019.

Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi, thotë se, në krahasim me vitin e kaluar, ka një rritje prej 5% të rasteve të reja më këtë sëmundje.

Sipas të dhënave të nxjerra nga raportet e punës për vitin 2018, në të njëjtën periudhë kohore kishte 475 pacientë. “ Nuk është shumë alarmante kjo, pasi që, në krahasim me vendet fqinje, ne kemi numër shumë më të vogël. Në Maqedoni, gati 5 mijë raste të reja diagnostikohen në vit, me një popullatë pak ma të madhe se Kosova”.

“Pra, tek ne, përqindja e këtyre rasteve është shumë më e vogël. Një prej faktorëve është që ne jemi popullatë e re dhe nuk i mbërrijmë ato mosha të shtyra, kur kanceri është më i pranishëm”, thotë Kurtishi.

Kanceri i gjirit vazhdon të dominojë. Deri në këtë kohë janë paraqitur 121 raste. Në vendin e dytë radhitet kanceri i mushkërive me 82 raste.

Kurse, kanceri te tubi digjestiv, përfshirë lukthin, pankreasin dhe zorrët e trasha, ka prekur 109 pacientë. Kanceri i organeve gjenitale është paraqitur tek 108 persona, meshkuj dhe femra, ndërsa 83 raste janë identifikuar me kancer në organe tjera.

Dr. Kurtishi, më tutje, thekson se evidentimi i rasteve bëhet me rregull.

“Shpresojmë që shpejt të kemi edhe kancer-regjistër në Kosovë, pra të kemi të dhëna të sakta për secilin qytetar të Kosovës, i cili diagnostikohet me kancer”, pohon Kurtishi.

Pacientja N.K. është shprehur e kënaqur me mënyrën e trajtimit, derisa është habitur me rregullin dhe shërbimet e ofruara në Institutin e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Shërbimi është shumë i mirë. Stafi mjekësor ka sjellje të shkëlqyeshme me ne. Neve një fjalë e mirë na shëron, e lëre më shërbimi i mirë. Nuk kam besuar që këtu ofrohen shërbime kaq të mira. Pasi kam hyrë këtu, e kam pa vetë, nuk kam fjalë ta përshkruaj”, thotë ajo.

Në Onkologji trajtohen më shumë se 1500 pacientë,përfshirë pacientët që vazhdojnë trajtimin nga viti i kaluar dhe pacientët e paraqitur këtë katër mujor.

Artikulli paraprakKëto janë përfitimet që i marrim kur qajmë
Artikulli i rradhës Kështu mund t’i evitoni qimet që ju rriten nën lëkurë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.