Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rrëfimi për gruan që u zgjua pas 27 viteve në koma

Jetë 17/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Thonë se shpresa vdes e fundit, por jo të gjithë kemi dëshirën e mirë, durimin dhe vullnetin për ta besuar këtë gjë. Dhe ky është rasti i Omar Webair.

Ai e dinte gjithmonë se nëna e tij do të zgjohej një ditë nga koma, e dinte se do të ishin bashkë ndonëse prej 27 vitesh ajo kishte qenë e lidhur pas shtretërve të spitaleve në Londër, Emiratet e Bashkuara dhe së fundmi në Gjermani.

Por Munira Abdulla është gjallë, është rikthyer në jetë ndërkohë që mjekët kishin humbur të gjitha shpresat se mund të ndodhte ndonjëherë. Historia e gruas që u zgjua nga koma pas 27 vitesh po bën xhiron e botës, megjithatë heronjtë e vërtetë janë dy: nënë e bir që nuk reshtën së besuari në mrekulli.

“Isha vetëm 4 vjeç kur ndodhi aksidenti. Mamaja erdhi të më merrte në shkollë së bashku me xhaxhanë. Ishim ulur në sendilen e pasme të makinës, ndërkohë që një autobus po vinte me shpejtësi drejt nesh. Mbaj mend që mamaja më mbështolli me krahët e saj dhe më shtrëngoi fort që të mos më ndodhte gjë. Më pas, u zgjova në shtëpi, ndërkohë që ajo ishte dërguar me urgjencë në spital.’’-rrëfen 31-vjeçari.

Gjatë gjithë këtyre viteve ai ka luftuar përkrah saj. Shkonte çdo ditë në spital, i fliste për gjërat që bënte, ëndrrën për të qenë së bashku, dhe se ajo nuk mund ta braktiste. Pasi dëgjoi historinë e Muniras dhe Omarit, princi i Abu Dabit kërkoi transferimin e saj në një klinikë gjermane në Mynih.

Ajo u zgjua qershorin e kaluar dhe gjëja e parë që tha ishte emri i të birit. Tashmë gruaja 60-vjeçare duhet të bëjë disa ndërhyrje për të forcuar muskujt e këmbëve dhe të duarve, trajtimeve për epilepsinë etj. Historia e saj ka emocionuar me miliona njerëz në të gjithë botën./Living

Artikulli paraprakÇfarë kanë të veçantë fëmijët e lindur në muajin maj
Artikulli i rradhës Receta për tre vakte për fëmijët 1 vjeç

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.