Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Me peticion kërkohet themelimi i qendrës onkologjike në Pejë

Lajme 21/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shoqata e grave në luftë të kancerit të gjirit në rrafsh të Dukagjinit dorëzoi sot peticion në Kuvendin e Kosovës, me anë të të cilit kërkuan realizmin e disa kërkesave, peticion ky që ka marrë 12 mijë e 649 nënshkrime.

Kryetarja e Shoqatës së grave në luftë kundër kancerit në rrafsh të Dukagjinit, Naxhije Uka-Skënderi tha se kërkesë kryesore e kësaj shoqate drejtuar Kuvendit dhe Ministrisë së Shëndetësisë është hapja e qendrës onkologjike në Pejë.

Kjo shoqatë kërkon edhe vizitën e së paku një herë në javë të një specialisti reumatolog dhe atij onkolog në Pejë, ndarjen e hormonoteapisë për këtë rajon, lirimin nga pagesa për të gjitha analizat për së paku një herë në vit për të gjitha llojet e kancereve në mënyrë të parandalimit të kësaj sëmundje e të tjera. “Kërkesa e parë e shoqatës sonë është të hapet një degë e onkologjisë në Pejë.

Kërkesa e dytë është të vjen së paku 1 herë në javë një reumatologji dhe një onkolog në Komunën tonë.  Kërkesa e tretë është hormonoterapia të ndahet në Pejë. Kërkesa e katërt është sigurimet shëndetësore më në fund të përfundojnë. Kërkesa e pestë ëhtë lirimi prej të gjitha pagesave dhe incizimeve të ndryshme që janë të nevojshme për zbulimet e hershme të kancereve të ndryshme, me qenë falas, për të tërë vitin për personat e paprekur”, tha ajo.

Një kërkesë tjetër e kësaj shoqate është që të mbulohen shpenzimet financiare nga shteti për ato familje që kanë nga dy anëtarë të prekur nga sëmundja e kancerit. Ajo tha se ka pasur raste kur dy fëmijë, ose dy partnerë të një familje janë prekur nga kjo sëmundje, ndërsa mbulimi financiar ka qenë shumë i vështirë. Shoqata e grave në luftë kundër kancerit të gjirit në rrafsh të Dukagjinit ishte themeluar në dhjetor të vitit 2013.

Artikulli paraprakRaporti i Spitalit të Pejës, për 24 orë u trajtuan mbi 250 pacientë
Artikulli i rradhës Ja sa filxhanë me kafe mund të konsumoni brenda ditës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.