Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja sa filxhanë me kafe mund të konsumoni brenda ditës

Jetë 21/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pirja e kafesë çdo mëngjes ka disa përfitime shëndetësore, por konsumimi në sasi të mëdha mund të rrisin rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare.

Një filxhan kafe mund të jetë një nisje e vogël dhe vetëm ajo që ju nevojitet për t’u zgjuar në mëngjes, transmeton GazetaShneta.

Një gotë e dytë me kafe mund t’iu frymëzojë sadopak që të dilni nga shtëpia, ndërsa një gotë e tretë (OK, madje edhe një e katërtë) konsumohet kur ju jeni tejet të lodhur.

Por nëse jeni nga personat që pini sasi të mëdha të kafesë mund të vini veten përballë disa komplikimeve të rënda shëndetësore.

Studiuesit australianë zbuluan se pirja e gjashtë ose më shumë gotave kafeje në ditë rrit rrezikun e sëmundjes së zemrës deri në 22 përqind, përcjellë “Mother.ly”.

Disa studime të mëparshme kanë shikuar përfitimet e mundshme shëndetësore për këtë pije të ngrohtë – dhe kanë gjetur shumë – por pak kanë bërë përpjekje për të zbuluar se në çfarë pike rreziqet e konsumimit të pijeve të kafeinës fillojnë të tejkalojnë limitet e shëndetit.

Ju ende mund të konsumoni kafen tuaj në mëngjes – përfitimet e mundshme janë ende reale – por nëse keni nevojë për një arsye për të zvogëluar sasinë e kafesë, atëherë konsiderojeni këtë artikull si një pikënisje.

Pasi të pini më shumë se gjashtë gota në ditë, po rritni rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, të cilat mund të fshijnë çdo përfitim të mundshëm nga pesë gotat e para.

“Ne nuk mund të identifikojmë përfundimisht lidhjen shkakësore, dhe këto rezultate mund të jenë më të lidhura me zgjedhjet e tjera të jetesës ose sjelljes nga ana e konsumatorit”, thotë Dr. Zahn. “Prandaj, mjekët nuk rekomandojnë kafe për parandalimin e sëmundjes apo shkaqe të tjera shëndetësore, por ne dimë se provat mbështesin sigurinë e konsumimit të kafesë në shumicën e rasteve”./GazetaShneta/

Artikulli paraprakMe peticion kërkohet themelimi i qendrës onkologjike në Pejë
Artikulli i rradhës Shumica e grave nuk kujdesen për shëndetin e tyre pas lindjes

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.