Infermierët e Kosovës mund të anëtarësohen edhe online në Shoqatën Sindikale të Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor.
Në një njoftim të Shoqatës thuhet se kjo mundësi është bërë me qëllim që të lehtësohen procedurat administrative.
“Shoqata Sindikale e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor , me qëllim të lehtësimit të procedurave administrative , sot me datë 21/05/2019 , ka lansuar Aplikacionin Online për regjistrim në SHSIMP , gjë që është hera e parë që një sindikatë kursen anëtarët nga procedurat burokratike dhe rrugëtimet e gjata dhe duke e respektuar kohën që ju marrim duke pas parasyshë që udhëtimet prej qendrave të ndryshme ne RKS janë të gjata dhe me kosto të larta për komunitetin tone”, thuhet në njoftim.
Më poshtë e gjeni linkun ku mund të anëtarësoheni online. /Gazeta Shneta/