Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vëllai i kardiokirurgut që kreu operacionin e parë në zemër në Kosovë, viktimë e mafiozëve

Lajme 21/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

I përmirësuar – Faton Dalladaku, vëllai i kardiokirurgut Fatmir Dalladaku, është viktimë e grupit mafioz

Policia e Kosovës arrestoi dje disa persona që dyshohet të jenë përfshirë në një rrjet mafioz ku kanë përvetësuar prona dhe pasuri në vlerë mbi 2.5 milionë euro. Ata akuzohen se këtë pasuri e kanë përvetësuar nëpërmjet fajdes dhe detyrimit ndaj viktimave.

Grupi i të arrestuarve përbëhet nga Ismet Osmani i njohur ndryshe me nofkën Curri, Ilir Bojku, Adil Thaqi, Mentor Maqani, Rrahim Hashimi, Ekrem Lika dhe Zekë Jasiqi. “Vlera e përgjithshme e përfituar në mënyra kundërligjore dyshohet/vlerësohet mbi 2.5 milionë euro, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar dyshohet se tejkalon vlerën prej 6 milion euro”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Gazeta Shneta.

E viktimë e këtij grupi mafioz është edhe Faton Dalladaku, vëllai i kardiokirurgut Fatmir Dalladaku.

Pjesë nga aktakuza e Prokurorisë

Ndryshe kardiokirurgu Dalladaku në vitin 2005 kishte nënshkruar kontratë me Komunën e Prishtinës për marrje në shfrytëzim të tokës prej 15000 metrash katrorë në afërsi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ai njihet më së miri për realizimin e operacionit të parë të hapur në zemër në Kosovë në maj të vitit 2003. Dy operacione të bypass u kryen falas nga Dalladaku dhe ekipi i tij në sallën e operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Mjekët nuk kishin pasur komplikime, por për këtë ishin siguruar që nëse do të ndodhte diçka atëherë do të transportoheshin për në Gjermani nëpërmjet KFOR-it gjerman. /Gazeta Shneta/

Pamje nga operacioni i realizuar në QKUK
Fatmir Dalladaku
Artikulli paraprakKujdesi ndaj vetes ndalon menjëherë pas lindjes së fëmijës
Artikulli i rradhës Infermierët mund të anëtarësohen edhe online në Shoqatën Sindikale

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.