Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Serbia ua lejon me ligj mjekëve të marrin ryshfet deri në 462 euro

Lajme 23/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qeveria e Serbisë ka miratuar Ligjin e ri të Kujdesit Shëndetësor, me anë të të cilit ka legjitimuar ryshfetin që mjekët marrin nga pacientët për të kryer një operacion. Sipas këtij akti, ryshfeti do të konsiderohet si dhuratë dhe e cila mund të shkoj deri në 462 euro.

Ligji i ri i miratuar më datën 3 prill ua lejon mjekëve që të pranojnë dhurata nga pacientët apo familjarët e tyre. Këto dhurata nuk duhet të kalojnë pagën mesatare neto e cila është 462 euro, shkruan politika.rs, transmeton Gazeta Shneta.

Këto dhurata nuk do të trajtohen më si korrupsion, por megjithatë mjekëve u është ndaluar të kërkojnë këto dhurata.

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se për këtë akt ligjor është pajtuar me Agjencinë Kundër Korrupsionit. Kjo ka hasur në kundërshtime të ashpëra për shkak se qytetarët serbë paguajnë tatime sigurimin shëndetësor dhe kjo do t’i detyrojë të paguajnë edhe dhurata.

Poashtu me këtë ligj është shkelur parimi i universalitetit për qasjen në kujdesin shëndetësor. “Nuk është e qartë sesa dhurata të tilla prje 500 eurosh do të marrin mjekët çdo muaj”, ka deklaruar Darsko Karadjinoviq nga Shoqata e Mjekëve Kundër Korrupsionit.

Në anën tjetër kryetari i Shoqatës së Mjekëve Privat të Serbisë, Dr. Viselav Hadzi Tanoviq, konsideron se në shoqërinë serbe ekziston një mendim që mjekëve duhet t’iu jepen dhurata simbolike. “Edhe kur shkojnë tek një mjek privat, pacientët i dërgojnë një shishe pije ose tufë lulesh”, ka deklaruar ai.

Kodi Penal i Serbisë parasheh dënim me burg tre muaj deri në 12 vjet për mjekët që kanë marr ryshfet. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMiti: Ushqimi i shëndetshëm kushton më shtrenjtë se sa ushqimet e shpejta
Artikulli i rradhës Dënohet me 10 vjet burg personi që tentoi ta vriste gjinekologun Premtim Gojani

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.