Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ngjyra e gjuhës mund t’iu tregojë shumë për për problemet tuaja shëndetësore

Jetë 24/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtresa e trashë e bardhë në gjuhë mund të jetë një shenjë se keni një infeksion bakterial ose inflamacion që ka lidhje me një sëmundje autoimune. Nëse i besohet mjekësisë kineze, nga gjuha mund të lexohen shumë sëmundje. Prandaj, ndiqni ngjyrat e saj, cilësinë, trashësinë dhe në kohë zbuloni pikat e dobëta të trupit tuaj.

Anemikë

Nëse vuani nga mungesa e hekurit kjo do të vërehet edhe në gjuhë, e cila do të jetë shumë e lëmuar dhe e bardhë, sepse gjaku nuk ka oksigjen të mjaftueshëm që ta bën gjuhën të kuqërremtë. Sapo të kuroni aneminë do të kthehet edhe ngjyra e gjuhës.

Shtresa e bardhë

Shtresa e trashë e bardhë në gjuhë mund të jetë një shenjë e infeksionit bakterial ose ka të bëjë me një sëmundje auto-imune.

E verdhë

Tregon për infeksion bakterial apo fungal në gojë, por edhe refluks (rikthim) nga stomaku, kur acidi i stomakut kthehet në ezofag. Acidi në gojë ndikon që vetëm pjesë të caktuara të gjuhës të zverdhen. Sugjerohet që të bëni një vizitë tek mjeku, për të zbuluar shkaktarin e vërtetë të kësaj.

Shumë e kuqe

Gjuha e kuqe e mbyllur apo e ndezur, gjithashtu e sëmurë, me siguri tregon mungesë të vitaminës B3, të ashtuquajtur niacin. Ndryshime të njëjta mund të shkaktojë anemia, mungesa e acidit folik dhe vitaminës B12. Nëse bëhet fjalë për skuqje të përkohshme, me siguri jeni i ndjeshëm në ndonjë ushqim apo ndoshta në pastën e dhëmbëve. Kontrolloni nëse gjuha juaj reagon keq pasi konsumoni erëza të caktuara dhe ushqime të tharta.

Ekstreme e errët

Nëse gjuha është pothuajse e zezë, ka të bëjë me barnat që përdorni apo në ushqimet që i konsumoni. Mbi të gjitha, ju kujtohet se si gjuha errësohet nga vera e kuqe. Nëse ka ngjyrë kafe, me siguri pini shumë kafe apo për shkak të cigareve. Duhet të keni kujdes, të gjeni sa më shpejt shkaktarin e kësaj, pasi një vazhdim i një gjendje të tillë, mund të bëhet i rrezikshëm.

Plagë të dhimbshme

Plagët në gjuhë shumë shpejt shërohen dhe zakonisht nuk janë të rrezikshme, por edhe pse shumë të vogla mund të jenë shumë të dhimbshme.

E vrazhdë

“Lezet” në gjuhë, edhe pse shumë pak të ndezura dhe të skuqura, paraqesin një infeksion të parrezikshëm. Por, nëse gjuha dhemb për një kohë të gjatë dhe është shumë e kuqe ose e bardhë, konsultohuni me mjekun, sepse për fat të keq mund të jetë një shenjë që tregon kancerin.

Artikulli paraprakHoroskopi/24.05.2019
Artikulli i rradhës “Jam 24 vjeçe dhe nuk do bëhem kurrë nënë! Doktorët diagnostikuan me vonesë kancerin e mitrës”

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.