Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Higjiena personale, një mësim i vlefshëm për parashkollorët

Jetë 24/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me siguri ju e dini se sa e rëndësishme është ta mësoni fëmijën tuaj për higjienën. Dhe në momentin që i vogli juaj është një fëmijë parashkollor, i duhet të jetë tepër të kujdesshëm.

Pse është e rëndësishme higjiena për fëmijët e vegjël?

Me higjienën e duhur personale, ju mund ta mbroni të voglin tuaj nga mikrobet që prodhojnë sëmundje. Higjena e mirë është çelësi për jetesë të shëndetshme.

Fëmijët e kësaj moshe i përshtaten lehtësisht ndryshimeve të reja dhe formojnë një zakon të përjetshëm. Zakonet e duhura higjienike mund të ndihmojnë që fëmija juaj të jetojë një jetë më të lumtur.

7 zakonet higjienike për fëmijët parashkollorë:

Larja e duarve. Merreni fëmijën që të lajë duart para dhe pas ngrënies ose pas përdorimit të tualetit. Ju mund të përdorni sapunin dhe ta argëtoni fëmijën tuaj duke bërë flluska sapuni. Ai do ta pëlqejë trukun dhe do të përpiqet ta kopjojë atë, duke larë duart ndërkohë.

Higjiena Orale. Mësojeni fëmijën tuaj të përdorë siç duhet furçën dhe të lajë dhëmbët dy herë në ditë. Pastrimi i rregullt parandalon infeksionet e dëmshme dhe prishjen e dhëmbëve. Përdorimi i fillit dentar është një tjetër pjesë e rëndësishme e higjienës dentare për fëmijët parashkollorë. Filli dentar heq grimcat e ushqimit të ngecur në dhëmbë.

Dushi. Ashtu si të rriturit, të vegjlit duhet të bëjnë banjë rregullisht dhe ta mbajnë trupin të pastër. Demonstroni teknikat e duhura të larjes për vogëlushin tuaj. Ju mund t’i kërkoni atij të bëjë dush duke i dhënë ndihmën e nevojshme, sa herë që kërkohet.

Mbajtja e një shamie sa herë që tështin ose kollitet. Tregojini se kjo gjë duhet të bëhet gjithmonë pasi në të kundërt mund të ndodhë që mikrobet të transmetohen nga një person tek tjetri.

Thonjtë e shkurtër. Mbani thonjtë e fëmijës të pastër dhe të shkurtër. Mësojeni fëmijën që të mos kafshojë thonjtë. Mikrobet që banojnë tek thonjtë e gjatë mund të hyjnë në trup dhe të dëmtojnë shëndetin e të voglit. Nëse fëmija juaj ka një zakon që të fusë gishtat në gojë, mbulojani për disa ditë me një rrobë që te mos jetë në gjendje që t’i fusë më në gojë dhe kjo do ta ndihmojë të shpëtojë nga ky zakon.

Përdorimi i tualetit. Të shkuarit në tualet i mësohet fëmijës kur ata janë gati për të hyrë në parashkollor. Mësojuni atyre të lajnë duart pas përdorimit të tualetit. Trajnimi për në tualet është thelbësor dhe ndihmon në mbajtjen larg të infeksioneve dhe rritjen e imunitetit të të voglit tuaj.

Pastroni dhe lani flokët rregullisht. Mësojeni fëmijën në lidhje me zakonet e duhura të larjes së flokëve. Shumica e mikrobeve ngjitëse qëndrojnë tek flokët e njeriut dhe pastaj hyjnë në trupin e tij. Zakonet e duhura të larjes së flokëve mund t’i ndihmojnë fëmijët të mbajnë kokën e pastër dhe të parandalojnë infeksionet në flokë. Është gjithashtu e rëndësishme për ta mësuar fëmijën se si t’i krehë.

Mbani mend se ngritja e një rutinë të përditshme rreth zakoneve të shëndetshme për higjenën mund ta ndihmojë fëmijën në thjeshtësimin e aktiviteteve ditore dhe përmirësimin e mirëqenies në tërësi./pernenat

 

 

Artikulli paraprakKe djegur gjuhën me kafe të nxehtë? Ky përbërës shtëpie ju vie në ndihmë
Artikulli i rradhës Është vetëm një mit, alkooli nuk shëron plagët e hapura

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.