Lorik Cana ka ‘rrëmuar’ mes fotove të fëmijërisë dhe një prej tyre e ka publikuar në ‘Instagram’. Në imazhin e vjetër, ai shfaqet teksa e ëma e përqafon dhe është dukshëm shumë i vogël në moshë.
Ish-kapiteni i kombëtares ka shpjeguar se shkrepja e realizuar në plazh i përket viteve ’80. “Mama dhe i vogli Liki. Dikur, viti ’85-’86 nuk jam i sigurt”,-shkruan Loriku.
Bie në sy ngjashmëria e madhe e tij me djalin e Boiken.