Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A mund të bëhet fryrje e buzëve dhe rritje e gjoksit në QKUK

Lajme 30/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Specialistja e kirurgjisë plastike Dr. Violeta Zatriqi ka treguar nëse mund të bëhet apo jo fryrja e buzëve dhe rritja e gjoksit në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në QKUK.

Mjekja ka thënë se për këto intervenime ka kapacitete profesionale në këtë klinikë, por ato nuk aplikohen për shkak të mungesës së hapësirës dhe fluksit të madh të pacientëve për shërbime jetike, transmeton Gazeta Shneta.

“Nuk i kryjmë intervenimet kirurgjike estetike, fryrje të buzëve apo gjoksit sepse kemi mungesë të hapësirës dhe sallës operatore. Fluksi i pacientëve me patologji të tjera është i madh dhe kanë prioritet. Ne nuk mund ta lëm një pacient me djegie apo karcinom, dhe të operojmë një vajzë që dëshiron rritje gjoksi”, ka deklaruar Zatriqi në emisionin “Studio e hapur” në RTK.

Mjekja ka treguar tutje se në këtë klinikë diegiet janë patologjia më e shpeshtë. “Fatkeqësisht djegia është patologjia më e shpeshtë që ballafaqohemi çdo ditë dhe ne nuk kemi një qendër për djegie. Pacientët që kanë djegie mbi 50 për qind duhet të referohen jashtë vendit dhe kostoja është e madhe. Mungesa nuk është profesionale, por nevojitet salla operatore ku bëhet pastrimi dhe fashimi çdo ditë. Na nevojitet mjekimi intensiv në klinikë, një dhomë speciale për pastrimin e pacientëve”, ka thënë Zatriqi.

Ajo ka bërë të ditur se projekti për këtë qendër është bërë që një kohë të gjatë, ndërsa tani po shpresojnë që të miratohet nga menaxhmenti aktual i QKUK-së.

Më poshtë mund të ndiqni videon e plotë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPsikologët: Kështu mund ta kaloni dëshpërimin pas zbulimit të gjinisë së foshnjes
Artikulli i rradhës Ngrirja e vezëve: realiteti i “ruajtjes” së pjellorisë tuaj në akull

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.