Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Epidemia e fruthit, Ramadani thotë se situata është nën kontroll të plotë

Lajme 02/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përderisa vendet e rajoni po ballafaqohen me epideminë e fruthit, Kosova qëndron mirë, kjo falë përqindjes së lartë të vaksinimit. Gjatë pesë muajve të parë të vitit 2019, në Kosovë janë shënuar vetëm 10 raste të reja me fruth.

Këto të dhëna i ka bërë të ditura për Ekonomia Online, drejtori i Klinikës Infektive të QKUK-së, Hamdi Ramadani.

Ai thotë se gjatë vitit 2017 dhe 2018 janë regjistruar 1700 raste, e që shumica prej tyre kanë qenë si pasojë e mos vaksinimit.

Rënia e numrit të të prekurve nga kjo epidemi, sipas Ramadanit, ndërlidhet me procesin e imunizimit, apo vaksinimit.

“Nga sëmundja e fruthit në vitin 2017 dhe 2018 kemi pas epidemi të madhe, me plotë raste diku 1700 raste, kurse 40 përqind e tyre edhe janë ndalë. Të gjitha ato raste të cilat kanë ardhur dominuese kanë qenë të pa imunizuara –vaksinuara. Nga janari deri më sot në klinikën tonë janë regjistruar 10 raste me sëmundjen e fruthit edhe këto raste të gjitha janë të pa vaksinuara, kryesisht graviton mosha prej 1 deri 2 vjeç. Në janar kemi pas 4 të sëmur nga Malisheva, Fushë Kosova dhe Lipjani, pastaj në shkurt një rast nga Prishtina në mars, 1 rast dhe tash në muajin maj kemi tri raste”, ka përfunduar Ramadani.

Infektologu Ramadani thotë se këtë vit nuk do të ketë rrezik nga kjo epidemi.

“Nuk besojmë se do të jetë epidemi madhe, sa i përket sëmundjes së fruthit ne nuk presim dhe nuk besojmë se do të shfaqet sëmundje me përmasa të mëdha kjo shifër 10 nga janari deri më sot është me të vërtet e vogël dhe nuk paraqet ndonjë shqetësim”, thotë ai.

Kushtet në këtë klinikë janë optimale, andaj Ramadani thotë se janë të përgatitur për ndonjë epidemi eventuale, si në aspektin e inventarit, ashtu edhe të medikamenteve përkatëse.

“Ne e kemi një inventarë të mirë dhe infrastrukturë të mirë kështu që mendoj që edhe pacientët që kanë ardhur edhe vitet e kaluara por edhe tash kanë komoditet të punës dhe së dyti ne kemi ekipin me përvojë dhe të përgatitur. Sa i përket sëmundjes së fruthit kemi medikamente të nevojshme sepse tek kjo sëmundje janë dy parime baze terapeutike është e para simptomatike dhe ndërlikimet”, përfundoi ai.

Fruthi është një sëmundje virale infektive që nganjëherë mund të çojë në komplikime të rënda shëndetësore, përfshirë infeksionet në mushkëri dhe tru.

Sëmundja thuhet se mund të parandalohet krejtësisht nëse merren vaksinat e duhura në kohë.

Artikulli paraprakPyetja e çdo çifti: A mund të mbetesh shtatzënë gjatë ciklit menstrual?
Artikulli i rradhës A është shenjë e mirë apo e keqe të të shqelmojë bebja gjatë shtatzënisë?

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.