Kështu pra çdo lloj marrdhënie intime ku sperma hyn në vagjinë mund të rezultojnë në shtatzëni – edhe atëherë kur penisi është afër por jo brenda vagjinës kur ai ejakulon.
Nuk ka rëndësi se në cilën pozitë jeni, një gjë që duhet kuptoni është se: Sperma + veza + ngjitja në mitër = shtazani.
Por sa janë gjasat që një grua të mbetet shtatzënë nga marrdhënia intime e pambrojtur? Kjo varet se në cilën ditë të ciklit ajo është.
A mund të mbetesh shtatzëne gjatë ciklit menstrual?
Përgjigja e shkurtë është PO! Nëse ke perioda (menstruacione) të rregullta, ke më pakë gjasa të mbetesh shtatzëne gjersa ke menstruacione se sa kur je pa to – por kjo nuk do të thotë se është e pamundur. Si e dimë se nuk është e pamundur?
Epo janë bërë disa teste për të gjetur të ashtuquajturat “ditët standarde” ku femrat kanë pasur marrdhënie intime të pambrojtur në kohë specifike gjatë ciklit të tyre, duke përfshirë këtu edhe gjersa ishin me perioda (menstruacione), dhe një prej katër femrave kanë ngelur shtatzënë duke përdorë këtë metodë.
Pra, mbani mend nëse vërtet nuk dëshiron të mbetesh shtatzënë atëherë duhet të bësh marrdhëinie intime të mbrojtur përndryshe gjasat ekzistojnë se mund të mbetesh shtatzëne në cilëndo ditë të ciklit tuaj.