Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vrapoi e shokuar te mjeku pasi ia pa vajzës këtë shenj të zezë në gojë

Jetë 03/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një nënë e shqetësuar ishte mbushur me frikë kur e vërejti një shenjë të madhe të zezë në qiellzën e gojës së vajzës së saj. Darian Depreta po luante me vogëlushen e saj Bella kur e pa një shenjë të rrumbullakët.

Ajo kishte tentuar t’ia fshinte, por filloi ta kapte paniku kur ajo nuk zhdukej.

Pas kësaj nëna menjëherë e dërgoi tek mjeku, ku motra medicinale tentoi po ashtu t’ia fshinte, por pa sukses. Ata atëherë sugjeruan se kjo mund të jetë ndonjë shenjë nga lindja, gjë të cilën Darian e hodhi poshtë menjëherë, duke thënë se çdo ditë ia kontrollon gojën për t’ia pastruar.

Pas insistimit të nënës, mjekët vendosën t’ia bënin edhe në kontroll tjetër, ku e kuptuan se shenja në fakt ishte një copë kartoni nga një kuti të cilën Bella e kishte kafshuar dhe e cila i ishte ngjitur në qiellzën e gojës.

“Nuk kam fytyrë më të shfaqem në atë ordinancë mjekësore. Kam qarë dhe qeshur rrafsh për pesë minuta”, ka deklaruar nëna Darian.

Megjithatë, teksa është turpëruar me këtë situatë, ajo ndjehet falënderuese që kjo nuk u bë më keq.

Në një postim në Facebook ajo shkroi: Po, vajza ime mund të ishte ngulfatur dhe e falënderoj Zotin që nuk përfundoi ashtu. Arsyeja e vetme që e postova këtë ishte për shkak se pasi që qava, u përfshiva nga paniku dhe mundohesha ta zbuloja se çfarë ishte (madje as mjekët nuk e dinin), vajza ishte mirë. E qeshura më erdhi pasi përfundoi gjithë “stuhia”.

“Dhe sa për dijeni, unë nuk ‘e lë’ vajzën time që t’i gëlltitë copat e kartonit. Ajo është duke e kaluar fazën e kruarjes së dhëmbëve dhe tenton të përtypë ÇDO GJË”.

“Thjesht ndodhi që ajo e gjeti një kuti katroni teksa unë po e mbushja pjatalarësen, dhe kur e pash ia largova nga duart menjëherë, por nuk e kuptova që një copë i ngeli në gojë”, përfundoi sqarimin e saj Darian Depreta. /express

Artikulli paraprakÇfarë ndodhi në repartin gjinekologjik në Spitalin e Pejës
Artikulli i rradhës Sakrifica e nënës nga Prishtina e cila i ushqen fëmijët e vetme

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.