Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëse po i bëni këto gjëra kur foshnja zgjohet natën jeni duke gabuar

Jetë 03/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Askush më mirë se nëna nuk e di rëndësinë e një gjumi të mirë gjatë natës. Kjo pasi cikli i gjumit të foshnjës dhe ai i juaji janë tërësisht të ndërvarur nga njëri-tjetri, dhe jeni ju që duhet të sakrifikoni për beben. Kur fëmija juaj zgjohet natën, normalisht që çdo nënë bën maksimumin për të vendosur fëmijën sërish në gjumë.

Pse cikli i gjumit të foshnjës mund të jetë i ndryshëm nga i juaji?

Gjumi si një funksion trupor është thelbësor për të gjitha grupmoshat, qoftë foshnje, fëmijë apo të rritur. Modeli ndryshon, por domosdoshmëria mbetet. Shkenca sugjeron që modeli i gjumit të një fëmije ndryshon shumë nga ai i të rriturve. Një i porsalindur zakonisht kërkon rreth 16 orë gjumë në ditë, ndërsa një i rritur mund të dojë vetëm 7 orë! Megjithatë, foshnjat nuk flenë vetëm njëherë, ciklet e tyre të gjumit dhe ushqyerjes janë të ndërthurura. Gjithashtu, foshnjat gradualisht ulin frekuencën e kohës së tyre të gjumit kur rriten.

Çfarë e shkakton ndërprerjen e gjumit tek foshnjat?

Ka foshnja (të bekuara) që flenë pa asnjë ndërprerje gjatë natës ose edhe gjatë ditës dhe pastaj ka nga ato foshnja që nuk kanë një marrëdhënie shumë miqësore me gjumin e tyre. Hulumtimet sugjerojnë se mund të ketë shumë faktorë që kontribuojnë në ndërprerjet e papritura të gjumit tek foshnjat. Këto arsye mund të jenë fizike, të tilla si dhoma e ftohtë, lagia e pelenës, apo një arsye shëndetësore.

Cilado qoftë arsyeja, një e qarë e papritur e fëmijës suaj ju bën që të nxitoni dhe ta kontrolloni gjatë natës. Do t’ju duhen disa minuta për ta vënë sërish në gjumë bebin.

Sipas pediatërve dhe specialistëve të gjumit, ka disa gjëra që nuk duhet t’i bëni më kur fëmija zgjohet papritur nga gjumi.

Tundni fëmijën për ta vënë në gjumë çdo ditë. Kjo është një praktikë shumë e përhapur dhe shumë efektive, pasi e vendos shpejt foshnjën në gjumë. Por kjo praktikë nuk është shumë e këshillueshme për t’u bërë çdo natë. KJo pasi këto lëkundje mund të bëjnë që fëmija juaj të varet nga ky zakon i veçantë për të fjetur sërish gjumë. Ai mund të vazhdojë të zgjohet në momentin që do të kuptojë se ju nuk po e tundni më. Gjëja më e mirë është që ta tundni herë pas here dhe për një kohë të shkurtër. Mundohuni të përdorni taktika të tjera të tilla si ninullat ose ndriçimin e zbehtë për të nxitur gjumin.

Ushqyerja gjatë natës. Ndodh shpesh që nënat pasi zgjohet fëmija natën t’i japin për të pirë. Në disa rrethana kjo mund të jetë e domosdoshme, sidomos tek foshnjat e vogla, që zgjohen shpesh pasi kanë nevojë të pijnë. Por kur fëmija pak më i rritur është ushqyer mjaftueshëm, nuk është ide e mirë t’i jepni qumësht gjatë natës. Kjo pasi atyre do t’ju kthehet në zakon dhe do të zgjohen çdo natë për t’u ushqyer.

Vendosja në gjumë. Përgjumja e foshnjave dhe të rriturve është shumë e ndryshme nga njëra-tjetra. Kur e ndjeni që fëmija juaj është i përgjumur dhe gati për të fjetur, mos e vendosni direkt në krevatin e tyre. Kjo pasi ata mund të ndiejnë ndryshimin e mjedisit dhe të zgjohen përsëri. Ajo që duhet të bëni është ta kaloni gradualisht bebin në krevatin e tij.

Nxjerrja për një shëtitje. Ndonjëherë, kur fëmija juaj zgjohet gjatë natës, heqja e tyre nga krevati dhe vendosja në një karrocë për shëtitje, mund t’ju ndihmojë. Mirëpo kjo nuk është mënyra e duhur për ta vënë fëmijën sërish në gjumë, pasi sapo të ndalojë lëvizja, me shumë mundësi ata do të zgjohen sërish. Ajo që mund të bëni është ta merrni pak në krahë.

I zgjojmë herët ditën djetër. Shpesh ndodh që kur fëmija është zgjuar gjatë natës, nënat nuk e lënë të flejë deri vonë ditën tjetër, me idenë që në darkë ta zejë gjumi më herët. Por kjo praktikë është e gabuar. Mjekët thonë se nëse i zgjoni foshnjat herët në mëngjes, ose nëse nuk i lini të flenë sa duan, ata nuk do të bëjnë gjumë të qetë gjatë natës dhe do të zgjohen shpesh. Ajo që duhet të bëni është të mos e vononi fëmijën për të fjetur dhe kur të afrojë orari i gjumit thjesht lajeni dhe visheni me rroba të rehatshme.

Ngritja e menjëhershme nga shtrati. Ky është një gjest paksa instiktiv kur fëmija qan gjatë natës. Nëna priret ta marrë në krahë për t’u qetësuar, mirëpo në këtë mënyrë thjesht ia përforcon foshnjës idenë e zgjimit në këtë orë. Ajo që mund të bëni është të varni lodra në krevat për t’i bërë tërheqëse për fëmijën, në mënyrë që atij t’i pëlqejë shtrati dhe mos e merrni direkt./pernenat

Artikulli paraprakGruaja e Valdrin Sahitit shkon në Amerikë për të lindur, kreatori i modës shpjegon arsyen
Artikulli i rradhës Bikini për gocat me gjokse XL, do t’i dashuroni pa fund

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.