Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreziqet nga infeksionet seksuale

Jetë 04/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i të prekurve nga sifilizi në Shqipëri mbetet ende shumë i lartë. Trendi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme është nxjerrë në pah edhe nga Komisioni Evropian në Raportin për Shqipërinë, prej nga nënvizon se përdorimi i masave mbrojtëse vijon të mbetet shumë i ulët. Por ekspertët thonë se parandalimi i përhapjes së këtyre rasteve lidhet edhe me edukimin.

Komisioni Evropian në raportin për Shqipërinë thotë se sëmundjet seksualisht të transmetueshme vijojnë të jenë në trend rritës, çka vjen së pari si pasojë e përdorimit shumë të ulët të masave mbrojtëse.

Raporti vlerëson se femrat janë diagnostikuar më tepër më këto sëmundje, ndërsa meshkujt kanë treguar shumë më pak kujdes për identifikimin e këtyre infeksioneve në kontrollet mjekësore.

Specialistët e shëndetit tregojnë se trendi ndër vite ka mbetur konstant, ndërsa nënvizojnë se duhet punuar më tepër në shkolla me edukimin seksual.

Adela Vasili: “Edukimi seksual ekziston në kurrikulat e arsimit në të gjitha moshat, por themi se duket ti theksohet akoma dhe më shumë dhe kryesisht duhet ti theksohet përdorimi i prezervativit. Është e vetmja metodë që parandalon infeksionet seksualisht të transmetueshme”

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik sëmundja e sifilizit mbetet me numrin më të lartë të infeksioneve seksuale, ku regjistrohen çdo vit rreth 2.2 raste për 100 mijë banorë.

Adela Vasili: “Janë mosha 24-49 vjeç, por nuk përjashtojmë edhe rastet nga mosha 15-24 vjeç”.

Specialistja Adela Vasili nënvizon se sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë tashmë të kurueshme, por duhet bërë një ndjekje e vazhdueshme e kontrolleve mjekësore./OraNews

 

Artikulli paraprakZbuloni nëse jeni të gatshme për tu martuar me të duke u përgjigjur në këto dy pyetje
Artikulli i rradhës Kjo është sëmundja që prek më së shpeshti shtatzënat

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.