Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vazhdojnë dyshimet për keqmenaxhim në projektin “Transformimi Farmaceutik”

Lajme 07/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dyshimet për keqmenaxhim në projektin e shumëpërfolur “Transformimi Farmaceutik”, po vazhdojnë edhe pas përzgjedhjes së drejtoreshës së Barnatores Qendrore të QKUK-së, Gëzime Pllana e cila mbante edhe pozitën e farmacistes përgjegjëse në kompaninë “Altupharma”. Në kuadër të këtij projekti QKUK ka hapur disa pozita për Shefa me rroga mbi 1 mijë euro. Kësisojë Barnatorja Qendrore do të bëhet me dy drejtorë, katër shefa të sektorëve dhe disa shefa të barnatoreve të klinikave.

Në kuadër të këtij projekti, Qendra Klinike Universitare do të punësojë edhe katër shefa të tjerë me koeficient 10.2 që i bie mbi 1 mijë euro rrogë. QKUK ka hapur konkurs për Shef të sektorit të barnave e citostatikëve, Shef i sektorit të materialeve medicinale, Shef i sektorit të produkteve jashtë listës esenciale dhe dezinfektueseve dhe pozita e fundit është Shef i furnizimit dhe distribuimit. Kjo e fundit dyshohet se është përgatitur me një person (emër i njohur për Gazetën) e cila veçse është e angazhuar në këtë projekt.

Gazeta Shneta ka kërkuar sqarime nga QKUK për titullin shkencor të drejtoreshës së përzgjedhur Gëzime Pllana, por nuk ka marr përgjigje. Gazeta ka mësuar se katër farmacistë të Barnatores Qendrore, përfshirë drejtoreshën, do të fillojnë specializimin në Klinikën e Biokimisë në QKUK. Gazeta nuk ka marr përgjigje nga QKUK nëse specializimi do të jetë në kundërshtim me pozitat e këtyre farmacistëve për shkak të orarit të punës, por zyrtarët nuk kanë dhënë sqarime.

Burime të Gazetës bëjnë të ditur se Sistemi për Menaxhimin e Stokut Farmaceutik i cili është ridizajnuar vitin e kaluar dhe ka filluar nga pika zero, nuk është duke funksionuar si dihet. Burime të Gazetës kanë deklaruar se zyrtarët përgjegjës për këtë sistem nuk po arrijnë të barazojnë stokun nga viti i kaluar, ndërsa nuk po mund të regjistrojnë produkte jashtë Listës Esenciale.

QKUK në përgjigjet zyrtare nuk ka dhënë shumë detaje lidhur me pyetjet e Gazetës. Zyra  për informim deklaron se Shërbimi Farmaceutik në nivel të SHSKUK-së, i  është nënshtruar një transformimi të tërësishëm.

“Janë krijuar barnatoret doracake nëpër klinikat e QKUK-së, ku klinikat furnizimin e kanë direkt nga barnatoret e tyre, e jo nga barnatorja qendrore sikurse më parë. Janë pranuar farmacistë të rinj në punë me qëllim që direkt të merren me procesin e planifikimit, porosisë dhe menaxhimit sa më të mirë të barnave dhe materialit shpenzues në klinika. Poashtu, është hapur konkursi për pranim të teknikëve të farmacisë, me qëllim që puna të jetë sa më e mirë. I gjithë organizimi i Shërbimit Farmaceutik në QKUK dhe SHSKUK, është i bazuar në organogramin e miratuar në Bordin Drejtues të SHSKUK-së. Të gjitha pozitat e parapara sipas organogramit do të hapen konform Ligjit të Punës dhe Udhëzimit Administrativ 07/2017 që rregullon themelimin e  marrëdhënies së  punës”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

“Askush nuk mund të paragjykoj personat që do të vendosen në pozicione, ngase Ligji i Punës garanton barazi për të gjithë, pra secili që mendon se përmbushë kriteret  e konkursit publik ka të drejtën të aplikoj”, përfundon përgjigja.

QKUK nuk ka dhënë sqarime pse është dashur të bëhet krejt ky decentralizim i BQ-së dhe të krijohen pozita për shefa me rroga mbi 1 mijë euro. Kujtojmë se QKUK e ka hapur edhe pozitën e Drejtoreshës së BQ-së në QKUK, pozitë kjo e cila veçse ka ekzistuar më parë në kuadër të Koordinatores për Shërbimin Farmaceutik të SHSKUK-së. Kësisojë Barnatorja Qendrore do të bëhet me dy drejtorë, katër shefa të sektorëve dhe disa shefa të barnatoreve të klinikave.

Gazeta ka raportuar edhe më parë për këtë projekt, për shpenzimet që po bëhet për krijimin e barnatoreve të klinikave dhe reparteve. QKUK ka hapur disa tenderë në kuadër të këtij projekti, por kostoja finale ende nuk dihet. Stafi i BQ-së më herët ishte ankuar se janë detyruar të nënshkruajnë kërkesa për blerje të inventarit për barnatoret e klinikave. Ndërkaq ministri i Shëndetësië pati bërë një gafë kur me një postim në Facebook përpiqej të paraqiste gjendjen e rëndë të barnatoreve të klinikave me disa fotografi të barnatoreve të reparteve. QKUK kishte emëruar edhe shefa të barnatoreve të klinikave, të cilat në fakt ende nuk ishin funksionalizuar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKryeinspektorja Krasniqi: Në spitalet private u konstatuan shkelje të Ligjit për shëndetin riprodhues
Artikulli i rradhës Nëse nëna preket nga sëmundjet, sistemi imun i saj ndikon në trurin e fëmijës

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.