Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëse nëna preket nga sëmundjet, sistemi imun i saj ndikon në trurin e fëmijës

Këshilla për shtatzëna 07/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse aktivizohet sistemi imunitar i një gruaje shtatzënë, kjo mund të ndikojë në zhvillimin e trurit të fëmijës së saj, sugjeron një hulumtim i ri.

Një numër i madh i faktorëve si – infeksione, stresi, sëmundjet dhe alergjitë – mund të aktivizojnë sistemin imunitar. Kjo shkakton që proteinat të lëshohen si pjesë e një përgjigje inflamatore shkruan webmd, transmeton Gazeta Shneta.

Hulumtimet e mëparshme në kafshë kanë treguar se disa nga këto proteina mund të ndikojnë te pasardhësit. Megjithatë, pak është njohur për këtë efekt tek njerëzit.

Për të mësuar më shumë, hulumtuesit studiuan gratë e reja përmes shtatzënisë, lindjes dhe deri sa fëmijët e tyre ishin të vegjël.

Ata zbuluan se funksionimi i trurit afatshkurtër dhe afatgjatë i fëmijës mund të ndikohet nga aktiviteti i sistemit imun të nënës gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë.

Gjetjet përfshin ndryshime në normën e zemrës së fetusit te gratë shtatzëna të cilat tregonin shenja të inflamacionit. Duke përmendur lidhjen midis shkallës së zemrës së fetusit dhe sistemit nervor, studiuesit thanë se ndryshimet në normën e zemrës tregojnë se inflamacioni i nënës ka filluar të ketë efekt edhe para lindjes.

Në javët e para pas lindjes, skanimet e trurit të marra nga të sapolindurit zbuluan ndërprerje në komunikimin mes rajoneve të ndryshme të trurit tek fëmijët ku nënat e të cilëve kishin proteina të ngritura gjatë shtatëzanisë që sinjalizonin inflamacionin.

Pastaj, kur fëmijët ishin 14 muajshe, testimi tregoi dallimet në aftësitë motorike, zhvillimin e gjuhës dhe sjelljen në mesin e fëmijëve të nënave, ku sistemet imune të të cilave ishin aktivizuar nga inflamacioni.

Edhe pse studimet në kafshë kanë sugjeruar atë, ky studim klinik i bërë tek gratë shtatzëna tregon se shënuesit e inflamacionit në gjakun e një nëne mund të shoqërohen me ndryshime afatshkurtra dhe afatgjata në trurin e fëmijës së tyre tha Peterson.

Kjo tani do të na lejojë të identifikojmë mënyrat për të parandaluar këto efekte dhe për të siguruar që fëmijët të zhvillohen në mënyrën më të shëndetshme – duke filluar që në mitër dhe duke vazhduar në fëmijërinë e mëvonshme dhe më gjerë.

Ky studim i fundit u publikua dhe në Gazetën e Neuroshkencës./ Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVazhdojnë dyshimet për keqmenaxhim në projektin “Transformimi Farmaceutik”
Artikulli i rradhës Gjithçka që duhet të dini për përfitimet shëndetësore nga farërat e frutit papaja

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.