Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Intelegjencën e fëmijës mund ta matni edhe me jashtëqitjen e tyre

Jetë 09/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur je një prind i ri fillon të ëndërrosh se si fëmija yt do të duket kur të rritet, si do të sillet etj…

Edhe nëse ai nuk bën asgjë tjetër veçse qan, buzëqesh dhe ha, është e vështirë t’i rezistosh ëndërrimeve të tilla kur sheh fytyrën e vogël të fëmijës.

Mendon “a do të bëhet ai një udhëheqës në politikë, apo një këngëtar. Po sikur të bëhet balerin. Po sikur të bëhet shkencëtar?”

Mirëpo viti i parë i fëmijës mund të tregojë shumë shenja që ju ndihmojnë të kuptoni se si do të jetë e ardhmja e tij.

Një studim i ri thotë se ju mund të mësoni më shumë për inteligjencën e fëmijës suaj duke parë jashtëqitjen e tij.

Po, e lexuat mirë!

Një analizë e jashtëqitjes së bebit mund të tregojë nivelin e tij të inteligjencës, ose nëse fëmija do të jetë i prirur ndaj problemeve në zhvillimin konjitiv, thotë hulumtimi. Hulumtuesit nga Universiteti Case Western Reserve shpjegojnë se nivelet e rritura të FAEE (estera etilike të acideve yndyrore) që gjenden në jashtëqitjet e para të fëmijës nga një nënë shtatzënë, mund të tregojnë nëse fëmija do të ketë ose jo probleme konjitive në e vitet e tij të adoleshencës.

Lloji i baktereve tregon nëse foshnja do të shquhet ose jo për intëligjencë.

Studiuesit bënë ekzaminimin e mostrave nga 100 foshnja 1-vjeçare. Pas ekzaminimit, ata zbuluan se foshnjat që kishin nivele më të larta të Bakterit “Bacteroides”, kishin aftësi më inteligjente krahasuar me pjesën tjetër të foshnjave. Përveç kësaj, foshnjat të cilët kishin mikrobioma të ndryshme në zorrë, nuk kishin aq performancë të mirë sa foshnjat që kishin mikrobioma më pak të larmishme në zorrë.

Ky vlerësim është bërë duke përdorur Mullen Scales of Early Learning. Një sistem ky që përfshin një varg testesh zhvillimore si: ekzaminimin e aftësive motorike të shkëlqyera ose jo, zhvillimin gjuhësor dhe aftësitë perceptuese.

Probiotikët mund të nxisin zhvillimin e trurit. Probiotikët njihen se rrisin numrin e baktereve të mira në trup, ndërsa studiuesit sqarojnë se nuk mund t’i jepen çdo fëmijë probiotikë të njëjtë. Zbulimet e studimit treguan se bakteret e zorrëve luajnë një rol të madh në rritjen e aftësive të foshnjës para moshës një vjeçare.

“Këto rezultate sugjerojnë se mund të jeni në gjendje rrisni zhvillimin konjitiv të fëmijës ose të zvogëloni rrezikun për çrregullime si autizmi, të cilat mund të përfshijnë probleme me njohjen dhe gjuhën”, thanë hulumtuesit.

Duke demonstruar efektet e probiotikëve në tru, hulumtimi ka vënë gjithashtu në pikëpyetje përdorimin e përsëritur të antibiotikëve dhe se si ato mund të ndikojnë në mendje. Kjo për shkak se antibiotikët përdoren shumë në njësitë e kujdesit intensiv të të sapolindurve dhe në infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes tek foshnjat, por një shtypje e tillë e baktereve normale mund të përbëjë pasoja afatgjata në zhvillimin konjitiv të fëmijës.

Megjithëse shumica e këtyre pretendimeve duken të vërteta, studiuesit thonë se ky është hapi fillestar për të gjetur zbulime më premtuese. Burimi:pernenat

Artikulli paraprakPalestrat e sofistikuara nuk janë gjithmonë zgjedhja më e mirë
Artikulli i rradhës Pesë lloje lidhjesh dashurie që një grua i ka provuar të paktën një herë në jetë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.