Është e zakonshme që cikli menstrual të ndryshojë kur gratë e kanë fëmiun e parë. Disa gra do të kenë cikel menstrual më të gjatë dhe me dhimbje kurse disa më të shkurt dhe më të lehtë. Në muajt e parë gjatë lindjes cikli menstrual mund të jetë i parregullt por në nderkohë do të rregullohet. Por, gratë që ushqejnë fëmijët e tyre me gji mund të kaloi një kohë e gjatë dhe të mos kenë cikel menstrual.
Ka shumë arsye se përse cikli menstrual ndryshon pas lindjes dhe disa nga këto janë:
Mitrës i duhet kohë për t’u kthyer në formën e saj normale
Nivelet e hormoneve ndryshojnë
Ushqyerja me gji ndikon në nivelet e hormoneve
Disa gra vërejnë se cikli i tyre menstrual është më i vështirë pas lindjes kurse disa vërejnë se gjaku ka ngjyrë tjetër dhe dhimbjet janë më intenzive. Gratë që nuk i ushqejnë fëmijët e tyre me gji ose të paktën jo rregullisht, cikli menstrual kthehet më shpejt.
Faktori i parë që ndikon në kohën e ciklit të parë menstrual pas lindjes është ovulacioni.
Pasi një grua ka lindur duhet të marrë këshilla nga gjinekologu për cdo gjë rreth ciklit menstrual. Nivelet e gjakderdhjes ndryshojnë varësisht nga forma e lindjes dhe historia e aktivitetit seksual.
Nëse keni këto simptoma, vizitoni menjëherë gjinekologun tuaj:
Gjakderdhje pa ndërprerje për rreth 1 orë
Gjakderdhje dhe ethe
Copëza të gjakut./GazetaShneta/