Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kur duhet të shqetësoheni për dhimbjet e pandërprera të kokës?

Jetë 13/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dhimbjet e kokës janë të zakonshme, por shkaqet prej të cilave vjen ajo janë të ndryshme. Edhe pse shpesh dhimbjet e kokës kanë si burim stresin dhe ankthin, ka disa raste të rralla kur ato janë shenjë e një sëmundjeje të rëndë.

Nga se shkaktohet më shpesh dhimbja e kokës?

Më poshtë, do të sjellim lloje të ndryshme të dhimbjeve të kokës dhe arsyet pse shkaktohen ato.

Dhimbje koke nga tensioni

Shkaku më i zakonshëm i dhimbjes së kokës është tensioni. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo lloj dhimbjeje prek rreth dy të tretat e të gjithë meshkujve dhe rreth 80% të të gjitha grave në vendet e zhvilluara. Kjo lloj dhimbjeje zakonisht është ndier si dhimbje e shurdhët në të dy anët e kokës, ose si një ndjenjë e të pasurit të një rripi të ngushtë rreth ballit. Ato zakonisht shfaqen rreth kohës së stresit, mund të vijnë nga lodhja dhe nganjëherë nga një lexim i zgjatur. Dhimbjet e kokës nga tensioni mendohet se janë për shkak të shtrëngimit të muskujve të qafës.

Si mund ta trajtojmë këtë lloj dhimbjeje?

Aspirina ose paracetamoli, zakonisht çlirojnë dhimbjet e kokës që shkaktohen prej të tilla shkaqeve. Dushet e nxehta dhe masazhet gjithashtu mund të ndihmojnë, por vuajtësit kronikë duhet të kenë kujdes që të mos bëhen shumë të varur nga përdorimi i këtyre lehtësuesve apo liruesve të dhimbjeve dhe të gjejnë mënyra se si të çlodhen dhe të shmangin stresin.

Dhimbje koke nga sinuset

Dhimbjet e kokës nga sinuset janë një problem i zakonshëm për shumë njerëz, veçanërisht kur kanë të ftohur ose grip. Një rëndesë koke ose dhimbje që fillon nga sytë, ose në të dyja anët e hundës, janë simptomat e zakonshme për këtë dhimbje. Dhimbja zakonisht është më e keqe, kur koka është e kërrusur para.

Dhimbje nga migrena

Migrena është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së kokës, që ndikon në 6-8% të meshkujve dhe 15-18% të grave çdo vit. Ky problem është menduar të jetë për shkak të ndryshimeve në rrjedhjen e gjakut në tru. Dhimbjet e kokës shpesh janë therëse, të njëanshme, të shoqëruara me përzierje dhe të vjella. Nëse keni migrenë, shtrihuni në një vend të errët, të qetë.

Dhimbjet e forta të kokës

Të ngjashme me migrenën janë dhimbjet e forta të kokës. Këto dhimbje janë të njëanshme, zakonisht rreth syrit. Ato janë një lloj i rrallë i dhimbjes së kokës, që ndikojnë më shumë te meshkujt sesa te femrat. Ato mund të vijnë edhe si rezultat i përdorimit të alkoolit.

Kur duhet të shkoni te mjeku

Nganjëherë, një dhimbje koke mund të jetë shenjë e sëmundjeve të rënda. Kontaktoni mjekun nëse keni ndonjë nga shqetësimet e mëposhtme:

  • Filloni të keni dhimbje koke të rregullta dhe jeni 50 vjeç ose më tepër.
  • Keni një dhimbje të papritur koke që mund të jetë e shoqëruar nga një dhimbje e fortë qafe.
  • Keni një dhimbje koke konstante, që gradualisht është duke u përkeqësuar me kalimin e ditëve ose të javëve.
  • Keni dhimbje koke të rëndë që është e shoqëruar nga ethe, të përziera ose të vjella, që nuk janë të lidhura me një sëmundje tjetër.
  • Keni dhimbje koke të lidhur me të qenët në gjendje përgjumjeje, konfuzioni ose humbje memorieje.
  • Keni një dhimbje koke si shkak i dëmtimit të kokës.
  • Keni dhimbje koke të lidhur me humbjen e ndjesisë.
  • Zhvilloni një dhimbje koke që është e lidhur me konvulsionet./Panorama.com/
Artikulli paraprak5 rreziqet që duhet t’i dini për shëndetin e fëmijës tuaj
Artikulli i rradhës Zbulohet koha më e mirë për seks për të mbetur shtatzënë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.