Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse fëmijët kanë nevojë të kalojnë më shumë kohë në natyrë

Jetë 14/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studimet e fundit kanë treguar se është e domosdoshme që fëmijët të kalojnë kohë më shumë në natyrë. Disa argumentojnë se mund të jetë çfarëdo ambient i jashtëm por disa të tjerë tregojnë se mjedisi duhet patjetër të jetë i gjelbër, me pemë dhe gjethe.

Shumica e studimeve bien dakord që fëmjët që luajnë jashtë janë më të mençur, më të lumrut, më të vëmendshëm dhe më pak të shqetësuar sesa fëmijët që shpenzojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura. Ndërsa është ende e paqartë se si ndodhin saktësisht funksionet njohëse dhe përmirësimet e disponimit por ka disa gjëra që ne e dijmë përse natyra është më e mirë për mendjet e fëmijëve.

Forcon besimin në vete – mënyra se si fëmijët luajnë në natyrë ka një strukturë shumë më pak se shumica e llojeve të lojërave të brendshme. Ka mënyra të pafundme për të bashkëvepruar me ambientet në natyrë, nga oborri në park deri tek liqenet që keni afër. Në këtë mënyrë ndihmoni fëmijën që të marr vendime duke kontrolluar veprimet e tij.

Promovon kreativitetin dhe imagjinatën – ky stil i pastrukturuar i lojës gjithashtu u lejon fëmijëve të bashkëveprojnë me kuptim me mjedisin e tyre. Ata mund të mendojnë më lirisht, të dizejnojnë akvititetet e tyre dhe t’i qasen botës në mënyra krijuese.

Mëson përgjegjësitë – gjërat e gjalla vdesin nëse keqtrajtohen apo nuk merren me kujdes, dhe duke ua besuar një fëmije të kujdeset për pjesët e gjalla të mjedisit të tyre, do të thotë se do të mësojnë se çfarë ndodh kur harrojnë të ujit një bimë ose të tërheqin një lule nga rrënjët e saj.

Siguron stimulime të ndryshme – natyra mund të duket më pak stimuluese se sa lojërat e dhunshme të djalit tuaj, por në të vërtetë, aktivizon më shumë shqisat – mund të shihni, dëgjoni, nuhatni dhe prekni ambientet në natyrë.

I bën fëmijët të lëvizin – shumica e mënyrave të bashkëveprimit me natyrën përfshijnë më shumë stërvitje se sa të ulur në shtrat.

I bën fëmijët të mendojnë – natyra krijon një ndjenjë unike të çuditjes për fëmijët që asgjë tjetër nuk mund të sigurojë. Fenomenet që ndodhin natyrshëm në oborr dhe parqet çdo ditë bëjnë që fëmijët të bëjnë pyetje rreth tokës dhe jetës që ka përreth.

Zvogëlon stresin dhe lodhjen – mjediset urbane kërkojnë atë që quhet vëmendje e drejtuar, e cila na detyron të injorojmë urdhërat dhe shterr trurin tonë. Në mjedise natyrore ne praktikojmë një lloj vëmendjeje të lehtë të njohur si magjepseje të butë që krijon ndjenja kënaqësie, jo lodhje./GazetaShneta/

Artikulli paraprakNdërron jetë Prof. Dr Mandushe Berisha, gruaja e parë doktor shkence
Artikulli i rradhës Si ta duroni presionin për ndalimin e gjidhënies?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.