Gjatë viteve të fundit gratë gjithmonë e më shumë e kanë të vështirë të zgjedhin mes karrierës së tyre dhe krijimit të familjes. Kjo ka bërë që të jenë të shumta gratë që lindin pas të 30-tave mandej edhe 40-ve, mirërpo ora biologjike e tyre nuk ju prmeton. Edhe pse gratë janë të lira të zgjedhin nëse duan apo jo fëmijë dhe se kur duan t’i bënë ata, shumica e kanë mjaft të vështirë të mbesin shtatzënë pas të 35-tave dhe rrezikshmëria gjatë lindjes është edhe më e madhe se gjatë të 20-tave.
- Mund t’ju tregojë nëse keni më shumë ose më pak prodhim vezësh se mestarja për moshën tuaj. Me rritjen e moshës prodhimi i vezoreve bie duke ulur edhe fertilitetin tek femrat.
- Do të monitoroni mirëfunksionimin e trupit si tiroidja, Mbajtja e hormoneve do t’ju jap edhe një ide se si punon trupi juaj.
- Ju tregojnë nëse mund të përjetoni një menopauzë të hershme apo jo. Një jetë e shëndetshme jo gjithmonë garanton pjellorinë. Disa elemente janë të lidhura me gjenetikën tuaj, për shembull menopauza.
- Mund të përcaktojë nëse mënyra më e mirë për ju është fertilizimi in vitro. Nëse keni një rezervë më të lartë oviriane se mesatarja dhe nuk jeni gati të keni fëmijë për një kohë, ju mund të bisedoni me mjekun tuaj për kohën tuaj ideale.
- Mund t’ju ndihmojë të filloni një bisedë të rëndësishme me partnerin tuaj. Testi i hormoneve i lejon gratë të marrin një qasje realiste në planin e tyre të jetës, në vend të shprehjes “të presim dhe të shohim çka po ndodh”./GazetaShneta/